THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT – TRAJNIMI PËR MENAXHIMIN E KOMPANIVE TË UJIT
Shoqata e Ujësjellësave dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) po kërkon të angazhojë një ekspert/kompani të kualifikuar dhe me përvojë në krijimin e modulit të trajnimit dhe ofrimin e tij për punonjësit e KRU-ve në Kosovë me qëllim të rritjes së njohurive dhe kapaciteteve në fushën e menaxhimit.
SHUKOS fton të shprehin interesin e tyre ekspert lokal të trajnimeve ose kompani me përvojë në përputhje me kërkesën e ToR-ve (Termat e Referencës) të cilat mund ti gjeni në vijim. Në mënyrë që të shqyrtohet aplikimi për këtë detyrë, eksperti duhet të dërgojë propozimin e tij / saj në formën elektronike jo më vonë se 04 Nëntor 2023, në adresën elektronike info@shukos.org duke mbajtur në kopje (cc) Menaxheren për Trajnim dhe Zhvillim Profesional të SHUKOS, znj.Nadire Vitija: nadire.vitija@shukos.org me temë (subject): Aplikim për Ekspert Trajnimi për Menaxhimin e Kompanive te Ujit.