Grupi Kosovar i Profesionistëve të Rinj të Ujit

Çfarë është Programi i Profesionistëve të Rinj të Ujit?

Programi i Profesionistëve të Rinj të Ujit (PRU) është një iniciativë e Shoqatës Ndërkombëtare të Ujit (IWA), që ka si qëllim ngritjen e një rrjeti profesionistësh të rinj të sektorit ujësjellës kanalizime, të cilët janë duke përfunduar studimet akademike ose janë në vitet e para të karrierës së tyre profesionale.

Ky program ofron mënyra praktike dhe efektive për të gjithë të rinjtë që janë të interesuar të vazhdojnë karrierën në sektorin e ujësjellës kanalizime për të ndjekur interesat dhe përvojat e tyre.

Programi gjithashtu është i angazhuar në sektorin e ujit, duke mbështetur punën ne aktivitetet që kanë si qëllim zhvillimin profesional si dhe mbështet përpjekjet e përbashkëta në rekrutimin e profesionistëve të rinj të talentuar.

Përse duhet themeluar në Kosovë Grupi i Profesionistëve të Rinj të Ujit?

Zhvillimi efikas dhe efektiv i sektorit të ujit është i pamundur pa një rrjedhë të qëndrueshme të profesionistëve të rinj, të cilët fillojnë të punojnë në sektorin e ujit por edhe vazhdojnë të zhvillohen profesionalisht në këtë fushë, duke ngritur nivelin e kapacitetit dhe kompetencën e sektorit të ujësjellës kanalizime në vend.

Plotësimi i nevojave aktuale dhe i atyre të së ardhmes në sektorin e ujësjellës kanalizime në Kosovë, kërkon zhvillimin e vazhdueshëm të një fuqie punëtore, e cila është e mjaftueshme në madhësi, e aftë në aftësitë dhe e fortë në udhëheqje. Profesionistët e Rinj të Ujit (studentë dhe profesionistë të sektorit nën moshën 35 vjeç) janë e ardhmja e sektorit ujësjellës kanalizime në të gjithë botën, edhe në Kosovë ky fakt është veçanërisht i vërtetë.

Misioni i Profesionistëve të Rinj të Ujit në Kosovë

Grupi Kosovar i Profesionistëve te Rinj të Ujit ka për qëllim ofrimin e informacionit dhe aktiviteteve, të cilat synojnë të përmirësojnë formimin e rrjeteve të ndryshme midis profesionistëve të rinj si dhe mundësitë e karrierës për gjeneratat e ardhshme të profesionistëve të ujit në sektor duke rritur në këtë mënyrë vlerën e kontributit të tyre në menaxhimin e qëndrueshëm të sektorit. Ky mision mbështetet më tej nga pikat e mëposhtme kyçe:

  • Inkurajimi i profesionistëve të rinj për të qenë më të përfshirë me SHUKOS-in në nivel rajonal dhe kombëtar;
  • Krijimi i një mjedisi ku profesionistët e rinj të mund të takohen, të marrin informacione dhe të shkëmbejnë idetë e tyre;
  • Lehtësimi i mundësive për të mësuar dhe për tu rritur profesionalisht me anë të seminareve profesionale, udhëtimeve teknike si dhe programeve të zhvillimit të karrierës;
  • Inkurajimi në përfshirjen në aktivitete vullnetare.

Mundësitë dhe kategoritë e anëtarësimit

Grupi Kosovar i Profesionistëve te Rinj të Ujit ka për qëllim ofrimin e informacionit dhe aktiviteteve, të cilat synojnë të përmirësojnë formimin e rrjeteve të ndryshme midis profesionistëve të rinj si dhe mundësitë e karrierës për gjeneratat e ardhshme të profesionistëve të ujit në sektor duke rritur në këtë mënyrë vlerën e kontributit të tyre në menaxhimin e qëndrueshëm të sektorit. Ky mision mbështetet më tej nga pikat e mëposhtme kyçe:

Switch The Language

    Etiam magna arcu, ullamcorper ut pulvinar et, ornare sit amet ligula. Aliquam vitae bibendum lorem. Cras id dui lectus. Pellentesque nec felis tristique urna lacinia sollicitudin ac ac ex. Maecenas mattis faucibus condimentum. Curabitur imperdiet felis at est posuere bibendum. Sed quis nulla tellus.

    ADDRESS

    Rr: Bill Klinton, Nr.13, Prishtinë

    PHONE

    +38338111222

    EMAIL

    info@shukos.org