Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimeve të Kosovës (SHUKOS) – shpallë konkurs për 1 vend të lirë pune.
Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimeve të Kosovës (SHUKOS) – shpallë konkurs për 1 vend të lirë pune.
Pozita: Menaxher / Menaxhere i/e Projekteve
Vendi: Kosovë, Prishtinë
Përshkrimi i vendit të punës
Të ndihmojë dhe të menaxhojë projektet në vazhdimësi, të jetë i aftë të kërkojë dhe të mundësojë projekte të reja, si dhe të kujdeset për ekzekutimin efikas dhe efektiv të punëve lidhur me projekt-aplikimet e SHUKOS-it në ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë. Nga kandidati pritet punë precize, raportim dhe menaxhim efektiv i politikave, mbarëvajte e proceseve dhe procedurave të zyrës lidhur me implementimin e projekteve, si dhe të përfaqson SHUKOS-in në mënyre të duhur duke mbajtur dhe ruajtur suksesin dhe reputacionin e shoqatës.
Përveç kësaj Projekt Menaxheri do të duhet të sigurojë funksionim adekuat dhe optimal të Zyrës së SHUKOS-it dhe të bëjë optimizimin e burimeve lidhur me vendin e punës. Gjithashtu duhet të koordinojë implementimin e projekteve me të gjitha aktivitet e tjera të SHUKOS-it.
Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidati ideal duhet të plotësojë edhe kushtet e mëposhtme:
Kualifikimet obligative:
- Diplomë universitare niveli bachelor
- Minimumi 3 vjet përvojë pune në implementimin e projekteve me donatorët
- Minimumi 2 vite përvojë pune në aplikimin për fondet e donatorëve
- Nivel të avancuar në të shkruar dhe komunikim në gjuhën angleze
- Nivel të avacuar të përdorimit të Microsoft Office
- Aftësi për hulumtim, analizë dhe përpilim të shkresave e dokumenteve të ndryshme
- Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese
- Aftësi të forta organizative
- Aftësi për punë nën presion të kohës
Kualifikime të preferueshme:
- Diploma e nivelit universitar master
- Përvojë pune në sektorin civil
- Përvojë pune në SHUKOS
- Anëtarë i Grupit të Profesionistëve të Rinjë të Ujit (PRU)
- Pjesëmarrje në Trajnime mbi Menaxhimin e Projekteve
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Kopjen e diplomës universitare
- CV – Formatin Europass
- Letër motivimi
- Referencë nga vendet e mëparshme të punës
Aplikimet tuaja me dokumentacionin e bashkangjitur mund t’i dërgoni përmes postës elektronike: info@shukos.org & abdullah.derguti@shukos.org më së voni deri më datë 17.08.2022 deri në orën 15:00.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret do të njoftohen për intervistë.