Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve për Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve (RCDN)

Projekti ” Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve (RCDN) për Shërbimet e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve” synon të rrisë efektivitetin dhe efiçencën e shoqërive ujësjellës kanalizime në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve më të mira për një numër më të madh të grupeve të popullsisë të kanë akses në shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm dhe kanalizime dhe në përputhje me Aktin Komunitar mjedisor të BE-së.

Projekti është i financuar bashkërisht nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik (BMZ), dhe administrohet nën Projektin e GIZ “Fondi i hapur rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbime Komunale (ORF MMS) ”, i komisionuar nga BMZ.

Tre grupe kryesore të aktiviteteve do të kontribuojnë në arritjen e objektivave të projektit RCDN:

  • Objektiva 1: Shoqatat e shoqërive ujësjellës kanalizime dhe bashkive në Ballkanin Perëndimor, në bashkëpunim me NALAS dhe IAWD, u mundësohet të ofrojnë masa të zhvillimit të kapacitetit për shoqëritë ujësjellës kanalizime dhe bashkitë në kuadër të RCDN në një mënyrë financiarisht të qëndrueshme.
  • Objektiva 2: Staffi menaxherial dhe teknik i shoqërive ujësjellës kanalizime dhe zyrtarët publik të bashkive kanë qasje dhe mund t’i përdorin produktet e RCDN-së për zhvillimin e kapaciteteve me cilësi të lartë, të orientuar nga kërkesa dhe zyrtare.
  • Objektiva 3: Autoritetet Kombëtare, Institucionet Financiare Ndërkombëtare dhe Donatorët promovojnë përdorimin, si dhe kontribuojnë në përmirësimin e ofertës së RCDN-së për zhvillimin e kapaciteteve.

RCDN ndërton dhe integron aktivitetet ekzistuese të zhvillimit të kapaciteteve (CD), në nivele rajonale, si dhe kombëtare, dhe lehtëson përshkallëzimin dhe replikimin e mëtejshëm në të gjithë rajonin.  Forcimi i kapaciteteve të shoqatave për dhënien bashkëpunuese të CD-ve është thelbi i qasjes metodologjike.  Projekti do të sigurojë ndihmën e nevojshme për prezantimin dhe forcimin e aftësive funksionale, procedurave dhe instrumenteve që do t’i lejojnë shoqatave partnere të RCDN-së të ofrojnë produkte CD me bazë tarifore te shoqëritë UK dhe bashkitë në një mënyrë efektive.

Për këtë qëllim, projekti do t’u mundësojë 16 shoqatave të bashkive dhe shoqërive UK nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Serbia, si dhe rrjeteve të tyre rajonale NALAS dhe IAWD, të lehtësojnë dhe koordinojnë iniciativa të CD-ve në rajon dhe të mbështesin dhënien e produkteve të CD për shoqëritë UK dhe bashkitë në vendet përkatëse.  Gjithashtu do të përfshijë aktorë të tjerë kryesorë, siç janë institucionet e kreditimit (Institucionet Financiare Ndërkombëtare – IFI, etj.) aktiv në sektorin e infrastrukturës, të cilët janë të interesuar të forcojnë kapacitetet për të zhvilluar dhe siguruar operacionet e tyre në sektorin e ujit dhe kanalizimeve ose Donatorët që mund të përfitojnë nga një platformë rajonale për të identifikuar nevojat e CD-ve, dialogu me palët e interesuara dhe politikat e tyre të projektimit.

Për më shumë informacion mbi projektin klikoni në këtë link: https://rcdnsee.net/

Switch The Language

    Etiam magna arcu, ullamcorper ut pulvinar et, ornare sit amet ligula. Aliquam vitae bibendum lorem. Cras id dui lectus. Pellentesque nec felis tristique urna lacinia sollicitudin ac ac ex. Maecenas mattis faucibus condimentum. Curabitur imperdiet felis at est posuere bibendum. Sed quis nulla tellus.

    ADDRESS

    Rr: Bill Klinton, Nr.13, Prishtinë

    PHONE

    +38338111222

    EMAIL

    info@shukos.org