KONKURS PËR PUNËSIM
SHOQATA E UJËSJELLËSVE DHE KANALIZIMEVE TË KOSOVËS (SHUKOS)
Në bazë të Rregullores së Brendshme dhe nevojave operative të SHUKOS-it, shpall:
KONKURS PËR PUNËSIM
Pozita: Asistent/e Administrativ/e Orari: Me orar të plotë
Numri i pozitave: 1 (një)
Paga bruto: 570 Euro (bruto)
Vendi i punës: Prishtinë
Kohëzgjatja e kontratës: Me periudhë prove sipas legjislacionit në fuqi, për afat kohor prej 18 (tetëmbëdhjetë) muaj, me mundësi vazhdimi.
Përshkrimi i pozitës
Asistenti/ja Administrativ/e mbështet funksionimin administrativ dhe organizativ të SHUKOS-it, duke asistuar në koordinimin e aktiviteteve ditore, komunikimin institucional, organizimin e takimeve, punëtorive dhe menaxhimin e dokumentacionit.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Ofron mbështetje administrative dhe organizative për aktivitetet e SHUKOS-it.
- Menaxhon korrespondencën zyrtare hyrëse dhe dalëse.
- Përgatit shkresa, raporte dhe dokumente administrative.
- Ndimon në organizimin e takimeve, trajnimeve, konferencave dhe aktiviteve tjera.
- Mban evidenca administrative dhe arkivon dokumentacionin.
- Ndihmon në koordinimin e aktiviteteve të projekteve dhe trajnimeve.
- Asiston në përgatitjen e materialeve për takime dhe prezantime.
- Kryen detyra të tjera administrative sipas kërkesës së Drejtorit Ekzekutiv.
Kualifikimet dhe kriteret
- Diplomë universitare në administratë, ekonomi, menaxhim, juridik ose fusha të ngjashme.
- Së paku 1 vit përvojë pune në administratë, organizim ose pozita të ngjashme.
- Njohuri shumë të mira të punës në Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint, Outlook).
- Aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
- Aftësi për punë në ekip dhe menaxhim të afateve.
- Nivel të avancuar në të shkruar dhe komunikim në gjuhën angleze.
- Aftësi në përdorimin e rrjeteve sociale si Facebook, Linked In, Web
- Përvoja në organizata, projekte ose sektorin e ujit konsiderohet përparësi.
Dokumentet e nevojshme
- CV-ja
- Letër motivimi
- Kopje e letërnjoftimit
- Kopje e diplomës
- Dëshmi të përvojës së punës
- Referenca profesionale
Afati i aplikimit
Afati për aplikim është 15 ditë nga data e publikimit të konkursit.
Aplikimet dërgohen në: info@shukos.org dhe rekrutimet@shukos.org
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Barazia në punësim
SHUKOS inkurajon aplikimin e të gjithë kandidatëve pa dallim gjinie, moshe apo përkatësie tjetër, në përputhje me parimet e mundësive të barabarta.

