💧Kuvendi i XXV-të i Rregullt
📍 Më 24 prill 2026, në Prishtinë, Shoqata e Ujësjellës Kanalizimeve të Kosovës (SHUKOS) mbajti me sukses Kuvendin e saj të XXV-të të Rregullt, duke shënuar një moment të rëndësishëm në vazhdimësinë e zhvillimit institucional dhe strategjik të shoqatës.
👥 Në këtë kuvend morën pjesë 60 delegatë, përfaqësues të 7 Kompanive Rajonale të Ujësjellësit, përfaqësues nga Ndërmarrja Hidro Ekonomike “Iber-Lepenci”, si dhe Kryetari i Grupit të Profesionistëve të Rinj të Ujit, duke dëshmuar përfaqësim të gjerë dhe përkushtim të përbashkët ndaj avancimit të sektorit.
Në hapje të kuvendit, anëtarët e Kuvendit – si organi më i lartë vendimmarrës i SHUKOS-it – u njoftuan zyrtarisht me emërimin e Drejtoreshës Ekzekutive të SHUKOS-it, znj. Zoge Spahiu, e cila mbajti edhe fjalën hyrëse, duke falënderuar të pranishmit për besimin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në fuqizimin e SHUKOS-it dhe sektorit në përgjithësi.
Gjatë pjesës së parë të punimeve u prezantuan dhe u shqyrtuan:
🔹 Raporti Vjetor i Punës SHUKOS për vitin 2025
🔹 Raporti i Bordit të SHUKOS-it
🔹 Raporti i PRU-së
🔹 Raporti Financiar dhe Raporti i Auditimit të Jashtëm për vitin 2025
Në këtë kuadër, u theksua se viti 2025 ka qenë një ndër vitet më të suksesshme në historinë e SHUKOS-it, duke reflektuar progres të jashtëzakonshëm si në zhvillimin e brendshëm organizativ, ashtu edhe në fuqizimin e pozicionimit dhe përfaqësimit të SHUKOS-it në arenën ndërkombëtare.
Arritjet gjatë këtij viti kanë konsoliduar më tej rolin e SHUKOS-it si një akter kyç në zhvillimin profesional dhe institucional të sektorit të ujit në Kosovë.
📌 Në pjesën e dytë të Kuvendit u prezantuan dhe u miratuan:
✔️ Plani i Punës i SHUKOS për vitin 2026
✔️ Planifikimi i Buxhetit për vitin 2026
🤝 Kuvendi përfundoi me vlerësime pozitive për punën dhe rezultatet e arritura, si dhe me riafirmimin e përkushtimit të përbashkët për të vazhduar avancimin e sektorit të ujit në Kosovë përmes bashkëpunimit, profesionalizmit dhe inovacionit.














