WEBINAR – PLANI I SIGURISE SE UJIT
SHUKALB se bashku me SHUKOS organizuan sot me sukses webinarin me teme “Planet e Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimi i Krizave – Mjete të nevojshme në menaxhimin e Shoqërive Ujësjellës Kanalizime”, me mbështetjen e Shoqatës Ndërkombëtare të Shoqërive të Ujit në Rajonin e Danubit (IAWD) si dhe me mbështetjen e Energie AG, në kuadër të Partneritetit të Danubit (D-LeaP).
Webinari kishte per qellim te trajtonte rëndësinë e zhvillimit të planeve të Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimit të Krizave nga Shoqëritë Ujësjellës Kanalizime, si mjete të rëndësishme për t’ju përgjigjur siç duhet fatkeqësive dhe rreziqeve, duke ruajtur ndërkohë sigurinë e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe kanalizime, konsideruar kjo dhe në kuadër të krizës së shkaktuar nga Covid-19.
Ne kete webinar moren pjese rreth 65 pjesemarres, perfaqesues te institucioneve te ndryshme nga Shqiperia, Kosova, rajoni dhe me gjere, si shoqeri UK, Enti Rregulator i Ujit te Shqiperise, Autoriteti i Ujit te Kosoves, GIZ, institucione te qeverisë qendrore.nga te dy vendet, Shqiperi dhe Kosove, shoqata te ujit nga rajoni, kompani private, si dhe profesioniste dhe aktore te tjere ne sektorin e ujesjelles kanalizimeve.
Pjesemarresit ne webinar u prezantuan me tema si Metodologjia e Menaxhimit të Krizave, Manuali i Menaxhimit të Krizave, Menaxhimi i rrezikut dhe Raportimi i Riskut.
Gjithashtu pjesemarresit paten mundesine te ndiqnin prezantimin e perfaqesuesve te Enteve Rregullatore te Ujit perkatese te Shqiperise dhe Kosoves, mbi Vleren e Planeve të Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimit të Krizave, si dhe te adresonin pyetje te ndryshme.
Ne linkun meposhte ju ftojme te ndiqnin videon e plote te eventit:
https://www.youtube.com/watch?v=y5nixQ3TRxk&feature=youtu.be