TRAJNIMI – ZOTËRIMI I PROGRAMIT BENCHMARKING: PËRDORIMI I PLATFORMES UBP PËR OPTIMIZIMIN E PERFORMANCES
SHUKOS ka realizuar me sukses trajnimin për koordinatorët e HUB-it UBP të Kompanive Rajonale Ujësjellëse (KRU) nga Kosova dhe Shoqërive Ujësjellës analizime (SHUK) nga Shqipëria! Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme.
Trajnimi u realizu me 28 & 29 Gusht 2024, në Brezovicë, Kosovë. Zhvillimi i Programit Benchmarking për vitin 2024 u mbështet bashkërisht nga Partneriteti i Danubit (D-LeaP) si dhe Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN).
🔍 Çfarë arritëm nga ky trajnim:
- Mbledhja dhe Menaxhimi i të Dhënave: Pjesëmarrësit mësuan teknikat më të mira për mbledhjen dhe menaxhimin e informacionit të performances përmes platformës UBP
- Analiza e Performancës: U arrit të analizohen variablat dhe TKP për të adresuar çështjet e performancës dhe për të përmirësuar raportimin në përputhje me paralajmërimet nga platforma e UBP-së.
- Validimi dhe Arkivimi: U përvetësuan praktikat e duhura për validimin dhe arkivimin e të dhënave.
- Monitorimi i Performancës: Pjesëmarrësit identifikuan hendeqet e performancës dhe mësuan si të monitorojnë përmirësimin.
- Krahasimi dhe Shkëmbimi i Eksperiencave: U ndanë eksperienca dhe praktika të mira mes ndërmarrjeve pjesëmarrëse në trajnim: KRU Prishtina, KRU Gjakova, KRU Hidromorava, KRU Hidroregjioni-Jugor, KRU Hidrodrini, KRU Bifurkacioni, KRU Mitrovica, SHUK Shkodra dhe SHUK Tirana.
🌟 Ky trajnim ka ndihmuar në përmirësimin e aftësive të koordinatorëve për përdorimin dhe menaxhimin e treguesve të performancës dhe për të krijuar analiza dhe raporte krahasuese më të sakta përmes platformës UBP.
👏 Falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuuan në suksesin e këtij trajnimi. Shpresojmë që njohuritë dhe aftësitë e fituara do të kontribuojnë në përmirësimin e performancës dhe efikasitetit të ndërmarrjeve tuaja.