TRAJNIMI BAZE I NIVELIT SILVER / PROJEKTI MIA
SHUKOS përmbylli me sukses Trajnimin Bazë të Nivelit Silver “Menaxhimi i Aseteve – Shërbime Këshillimore për Shoqeritë Ujësjellës Kanalizime”, për ndërmarrjet që i janë bashkuar projektit në vitin 2020. Ky trajnim i organizuar nga SHUKOS në bashkëpunimin me GIZ ORF dhe Hydro-Comp është zhivilluar në përputhje të plotë me masat anti-COVID.
Objektivi kryesor i këtij organizimi ishte trajnimi i stafit të shoqërive UK nga Kosova në metodologjitë bazë të Menaxhimit të të Dhënvae të Rrjetit.
- Dita e parë e trajnimit kishte për qëllim prezantimin e sistemit dhe lidhjen në Cloud-in EDAMS, elementet kryesore dhe atributet e programit si dhe një pjesë paraktike të futjes së të dhënave në program. Po ashtu është realizuar edhe një lidhje direkte me përfaqësuesit e kompanisë Hydro-Comp në Qipro.
- Dita e dytë kishte të bënte plotësisht me prezantimin e punës praktike në program dhe shpalosjen e aspekteve teknike qe ofron softweri EDAMS;
- Dita e tretë ishte edhe dita përmbyllëse e trajnimit ku në fillim të ditës u prezantuan pjesa e mbetur teknike ndërsa u bë edhe testimi i pjesëmarrësve dhe në fund certifikimi i tyre.