TRAJNIM: Kriteret Ligjore, Procedurat dhe Inspektimi për Instalimin e Ujëmatësve
SHUKOS ka vazhduar me zhvillimin e trajnimeve profesionale për ndërmarrjet ujësjellëse, me temën: “Kriteret Ligjore, Procedurat dhe Inspektimi për Instalimin e Ujëmatësve”.
Ky trajnim është mbajtur me:
• KRU “Hidromorava” dhe “Bifurkacioni” më 22.05.2025,
• KRU “Gjakova” më 23.05.2025,
• KRU “Hidroregjioni Jugor” më 26.05.2025
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte të pajisen pjesëmarrësit me njohuri themelore dhe praktike mbi:
• Llojet e ujëmatësve,
• Procedurat e instalimit,
• Karakteristikat teknike të ujëmatësve,
• Identifikimi i saktë i diametrit të ujëmatësve.
Këto njohuri janë të nevojshme për përmirësimin e efikasitetit dhe saktësisë në matjen dhe menaxhimin e ujit në sistemet ujësjellëse, në përputhje me kërkesat e Autoritetit Rregullativ për Ujëra (ARRU).
Ky trajnim do të vazhdojë edhe me dy KRU-të të tjera në ditët në vijim, duke synuar rritjen e kapaciteteve profesionale në sektorin e ujit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për konsumatorët përmes menaxhimit më të mirë të matjes së konsumit të ujit.





















