Trajnim i Koordinatorëve të Kompanive Rajonale Ujësjellëse mbi Planin e Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimit e Krizave
Më 19 dhe 20 prill 2022 SHUKOS në bashkëpunim me ekipën e trajnerëve kanë shpërndarë trajnimin 2 ditor për koordinatorët e 7 KRU-ve në Kosovë mbi hartimin e Planeve të Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimin e Krizave.
SHUKOS ka marrë mbështetje financiare nga Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit (BMZ) dhe ky grant menaxhohet në mënyrë administrative nga GIZ Projekti “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Publike (ORF MMS)”. Projekti zhvillohet duke përdorur Programin ekzistues të Partneritetit të Mësimit të Danubit (D-Leap) për Sigurinë e Ujit dhe Menaxhimin e Krizave (PSU&MK).
Objektivi i përgjithshëm i trajnimit ishte njoftimi i pjesëmarrësve me Metodologjinë e Planit të Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimin e Krizave.
Të pranishëm ishin Koordinatorët nga 7 KRU, të cilët do të angazhohen në hartimin e PSU & MK për ndërmarrjet e tyre, nën udhëheqjen e një ekipi trajnerësh të përbërë nga profesionistë të sektorit si Afrim Lajci, Albert Salltakaj, Burbuqe Latifi, Lumnije Zeka.
Dy ditët e trajnimi ishin shumë intensive dhe me interaktivitet të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit.