THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT – TRAJNERË PËR OFRIMIN E TRAJNIMIT PROJEKTET KAPITALE TË INVESTIMEVE INFRASTRUKTURORE NË SEKTORIN E UJT NË KOSOVË
TITULLI I PROJEKTIT | SHUKOS si ofrues i shërbimeve për Zhvillimin e Kapaciteteve për Kompanit Rajonale Ujësjellëse dhe Komunat e Kosovës |
QËLLIMI: | Trajnerë për Ofrimin e Trajnimit lokal: Projektet Kapitale të Investimeve Infrastrukturore në Sektorin e Ujit në Kosovë |
KOHËZGJATJA E KONTRATËS: | Deri në 10 ditë pune, brenda periudhës 28 Mars 2022 – 10 Maj 2022 |
AUTORITETI KONTRAKTOR | SHUKOS
Nadire Vitija – Menaxhere për Trajnime dhe Zhvillim Profesional / RCDN Focal Point |
Shoqata e Ujësjellësave dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) ka marrë financim për një Grant të titulluar “SHUKOS si ofrues i shërbimeve për Zhvillimin e Kapaciteteve për Kompanit Rajonale Ujësjellëse dhe Komunat e Kosovës” në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në EJL i mandatuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), dhe është dorëzuar në mënyrë administrative Projektit GIZ “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (ORF MMS)”.
Referuar objektivit të dytë të këtij granti, SHUKOS në planin e tij të punës parashikon ofrimin e një trajnimi 3-ditor me temën “Projektet Kapitale të Investimeve Infrastrukturore në Sektorin e Ujit në Kosovë” për stafin e menaxhimit të mesëm dhe të njësive për zbatimin e projekteve në Kompanitë Rajonale Ujësjellëse dhe Komunat e Kosovës. Andaj në kuadër të këtij aktiviteti SHUKOS po kërkon të përzgjedhë trajnerë lokal, që do të ofrojnë trajnimin RCDN “Projektet Kapitale të Investimeve Infrastrukturore në Sektorin e Ujit në Kosovë”
SHUKOS fton të shprehin interesin e tyre të interesuarit me përvojë në përputhje me kërkesën e ToR-ve (Termat e Referencës) të cilat mund ti gjeni në vijim.
Në mënyrë që të shqyrtohet aplikimi për këtë detyrë të interesuarit duhet të dërgojë propozimin e tij / saj në formën elektronike jo më vonë se 28 Mars 2022, në adresën e-mail info@shukos.org duke mbajtur në kopje (cc) Menaxheren për Trajnim dhe Zhvillim Profesional të SHUKOS, znj.Nadire Vitija: nadirevitija3@gmail.com me temë (subject): Aplikim për Projektet Kapitale të Investimeve Infrastrukturore në Sektorin e Ujit në Kosovë.