THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT: TRAJNER KRYESORE
VENDI | Kosovë |
TITULLI I PROJEKTIT | SHUKOS si ofrues i shërbimeve për Zhvillimin e Kapaciteteve për Kompanit Rajonale Ujësjellëse dhe Komunat e Kosovës |
KOHËZGJATJA E KONTRATËS | Deri në 4 ditë, brenda periudhës 05.01.2022 – 15.02.2022 |
Shoqata e Ujësjellësave dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) ka marrë financim për një Grant të titulluar ” Ndërtimi i kapaciteteve të SHUKOS-it për shpërndarjen e masave për Zhvillim të Kapaciteteve tek KRU-të dhe NJQV” në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në EJL i mandatuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), dhe është dorëzuar në mënyrë administrative Projektit GIZ “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (ORF MMS)”.
Në kuadër të këtij projekti SHUKOS po kërkon një trajner kryesorë, për të realizuar trajnimin “Trajnimi i trajnerëve (ToT)”
SHUKOS fton të shprehin interesin e tyre të gjithë të interesuarit me përvojë në përputhje me kërkesën e ToR-ve (Termat e Referencës) të cilat mund ti gjeni në vijim
Në mënyrë që të shqyrtohet aplikimi për këtë detyrë të interesuarit duhet të dërgojnë CV në formën elektronike së bashku me propozimin financiarë në përputhje me ToR jo më vonë se 30 Dhjetor 2021, në adresën e-mail info@shukos.org duke mbajtur në kopje (cc) Menaxheren për Trajnim dhe Zhvillim Profesional të SHUKOS, znj.Nadire Vitija: nadirevitija3@gmail.com me temë (subject): “Shprehja e interesit për trajnimin ToT”