THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT – Shërbime eksperti për Zhvillimin e Planit Promocionale dhe Materialeve mbi Kampanjen Vetëdijsuese për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Llumit
📍 Vendi: Kosova
📆 Kohëzgjatja e Kontratës: Shtator – Nëntor 2025
📌 Afati për aplikim: 10 Shtator 2025
Shoqata e Ujësjellësit dhe Kanalizimit të Kosovës – SHUKOS, në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për shërbime të ujit dhe kanalizimit në Evropën Juglindore, fton konsulent të kualifikuar, kompani marketing ose organizata mjedisore dhe me përvojë, të aplikojnë për të zhvilluar materiale promocionale me qëllim shpërndarjen e mesazheve kryesore të dokumenteve të pozicionit lidhur me menaxhimin e llumit së ujërave të zeza.
Objektivi i përgjithshëm i detyrës:
✅ Të zhvillojë një Plan Promocional;
✅ Të dizajnoj një fletë-informacioni (factsheet);
✅ Të zhvillojë një video të shkurtër të animuar.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë përmes email-it dokumentet në vijim:
- CV të përditësuar
- Protofolio ose shembuj të punës së ngjashme promocionale
- Ofertë financiare (në EUR, bruto), duke specifikuar numrin e ditëve të punës dhe tarifën ditore
- Propozimi për përmbajtjen e Planit Promocional
Aplikimi duhet të bëhet në përputhje me Termat e Referencës që gjenden më poshtë.
📧 Dokumentet duhet të dërgohen në: info@shukos.org
📥 Në CC: znj. Erdonita Humolli – Menaxhere për Projekte dhe Programe: erdonita.humolli@shukos.org
📌 Subjekti i emailit: Aplikim për Zhvillimin e Planit Promocionale dhe Materialeve mbi kampanjen vetëdijsuese