THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT – PËR MODERATOR KRYESORË DHE PERSON ME EKSPERIENCË PËR TË MODERUAR PUNËTORIN PROMOVUESE PËR LANÇIMIN E PROGRAMIT UJI I PAFATURUAR (NRW)
Vendi: Kosovë
Grant Agreement: 81245096
Titulli i Projektit: Ndërtimi i kapaciteteve të SHUKOS-it për shpërndarjen e masave për Zhvillim të Kapaciteteve tek KRU-të dhe NJQ
Kohëzgjatja e kontratës: 15 Dhjetor 2020 – 30 Dhjetor 2020
Shoqata e Ujësjellësave dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) ka marrë financim për një Grant të titulluar ” Ndërtimi i kapaciteteve të SHUKOS-it për shpërndarjen e masave për Zhvillim të Kapaciteteve tek KRU-të dhe NJQV” në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në EJL i mandatuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), dhe është dorëzuar në mënyrë administrative Projektit GIZ “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (ORF MMS)”.
Në kuadër të këtij projekti SHUKOS po kërkon një moderator kryesorë dhe një person me eksperiencë për të moderuar Punëtorin Promovuese për lancimin e Programit Uji i Pa-faturuar (NRW).
Në mënyrë që të shqyrtohet aplikimi për këtë detyrë të interesuarit duhe të dërgojnë CV në formën elektronike jo më vonë se 14 Dhjetor 2020, në adresën e-mail info@shukos.org duke mbajtur në kopje (cc) Menaxheren për Trajnim dhe Zhvillim Profesional të SHUKOS, znj.Nadire Vitija: nadirevitija3@gmail.com me temë (subject): Punëtorin Promovuese për lançimin e Programit Uji i Pafaturuar (NRW).