THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT – PËR EKIPEN E TRAJNERËVE PËR ZHVILLIMIN E AKTIVITETEVE MBI PROGRAMIN UBP BENACHMARKING
Vendi: | Kosova |
Titulli i Projektit: | Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Shërbimet e Ujit dhe Kanalizimeve (në tekstin e mëtejmë RCDN)
“Rritja e kapaciteteve të SHUKOS-it si ofrues primar i shërbimeve për ZHK-ve dhe advokimin në interes të KRU-ve në Sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve të Kosovës” |
Kohëzgjatja e Kontratës: | 16 ditë pune per ekipen e trajnereve dhe moderatoreve / Brenda periudhës Gusht 2024 – Dhjetor 2024 |
Shoqata e Ujësjellësave dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) ka marrë financim për një Grant të titulluar “Rritja e kapaciteteve të SHUKOS-it si ofrues primar i shërbimeve për ZHK-ve dhe advokimin në interes të KRU-ve në Sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve të Kosovës” në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në EJL i mandatuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Qështje Ekonomike (SECO), dhe është dorëzuar në mënyrë administrative Projektit GIZ “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (ORF MMS)”.
Në kuadër të këtij projekti SHUKOS po kërkon një trajner kryesor dhe një co-trajner që do të kenë edhe rolin e moderatorit kryesor dhe co-moderatorit për zhvillimin e dy aktiviteteve: trajnimin dhe workshopin për zhvillimin e Programit UBP Benchmarking për ndërmarrjet e ujit në Kosovë dhe Shqipëri.
SHUKOS fton të shprehin interesin e tyre trajner me përvojë në përputhje me kërkesën e ToR (Termat e Referencës) në vijim. Në mënyrë që të shqyrtohet aplikimi për këtë detyrë, Trajnerit Kryesor i kërkohet të paraqesë një propozim, duke përfshirë propozimin e Co-Trajnerit në formën elektronike jo më vonë se 09 gusht 2024, në adresën e-mail info@shukos.org duke mbajtur në kopje (cc) Menaxheren për Trajnime dhe Zhvillim Profesional, znj.Nadire Vitija: nadire.vitija@shukos.org me temë (subject): Aplikim për ekipën e trajnerëve për zhvillimin e aktiviteteve te programit UBP Benchmarking 2024.