Thirrje për Shprehje të Interesit – Konsulent për përgatitjen e Planit Strategjik të SHUKOS-it 2026 – 2031
Vendi: Kosova
Titulli i Projektit: Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Shërbimet e Ujit dhe Kanalizimeve (në tekstin e mëtejmë RCDN)
“Rritja e kapaciteteve të SHUKOS-it si ofrues primar i shërbimeve për ZHK-ve dhe advokimin në interes të KRU-ve në Sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve të Kosovës”
Kohëzgjatja e Kontratës: 20 ditë pune konsulentin / Brenda periudhës Gusht 2024 – Mars 2024
Shoqata e Ujësjellësave dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) ka marrë financim për një Grant të titulluar “Rritja e kapaciteteve të SHUKOS-it si ofrues primar i shërbimeve për ZHK-ve dhe advokimin në interes të KRU-ve në Sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve të Kosovës” në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në EJL i mandatuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Qështje Ekonomike (SECO), dhe është dorëzuar në mënyrë administrative Projektit GIZ “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (ORF MMS)”.
Në kuadër të këtij projekti SHUKOS po kërkon një konsulent i cili do të punojë ngushtë me Stafin e saj, anëtarët dhe palët e tjera të interesit për të lehtësuar procesin e krijimit të Planit Strategjik të SHUKOS 2020 – 2025.
SHUKOS fton të shprehin interesin e tyre trajner me përvojë në përputhje me kërkesën e ToR (Termat e Referencës) në vijim. Në mënyrë që të shqyrtohet aplikimi për këtë detyrë, konsulenti / firma e konsulencës duhet të dërgojë propozimin e tij / saj në formën elektronike jo më vonë se 13 gusht 2024, në adresën e-mail info@shukos.org duke mbajtur në kopje (cc) Menaxheren e Projekteve, znj.Erdonita Humolli: erdonita.humolli@shukos.org me temë (subject): Aplikim për Konsulent për Zhvillimin e Planit Strategjik të SHUKOS 2026 – 2031.