Thirrje për Shprehje të Interesit – Konsulent për Përditësimin e Planit Ekzistues të Veprimit dhe Planin Strategjik të SHUKOS-it 2020 – 2025
Vendi: | Kosova |
Titulli i Projektit: | Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve për Shërbimet e Ujit dhe Kanalizimeve (në tekstin e mëtejmë RCDN)
“Rritja e kapaciteteve të SHUKOS-it si ofrues primar i shërbimeve për ZHK-ve dhe advokimin në interes të KRU-ve në Sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve të Kosovës” |
Kohëzgjatja e Kontratës: | 7 ditë pune / Brenda periudhës 26 dhjetor 2023 – 26 janar 2024 |
Shoqata e Ujësjellësave dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) ka marrë financim për një Grant të titulluar “Rritja e kapaciteteve të SHUKOS-it si ofrues primar i shërbimeve për ZHK-ve dhe advokimin në interes të KRU-ve në Sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve të Kosovës” në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në EJL i mandatuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Qështje Ekonomike (SECO), dhe është dorëzuar në mënyrë administrative Projektit GIZ “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (ORF MMS)”.
Në kuadër të këtij projekti SHUKOS po kërkon një konsulent i cili do të punojë ngushtë me Stafin e saj, anëtarët për të bërë përditësimin e Planit të Veprimit dhe Planin Strategjik të SHUKOS 2020 – 2025.
SHUKOS fton të shprehin interesin e tyre Konsulent / firmë konsulence me përvojë në përputhje me kërkesën e ToR (Termat e Referencës) në vijim. Në mënyrë që të shqyrtohet aplikimi për këtë detyrë, konsulenti / firma e konsulencës duhet të dërgojë propozimin e tij / saj në formën elektronike jo më vonë se 22 dhjetor 2023, në adresën e-mail info@shukos.org duke mbajtur në kopje (cc) Menaxheren e Projekteve të SHUKOS, znj.Erdonita Humolli: erdonita.humolli@shukos.org me temë (subject): Aplikim për Konsulent për përditësimin e Planit të Veprimit dhe Planin Strategjik të SHUKOS 2020 – 2025.