THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT – EKSPERT OSE NJË KOMPANI MARKETINGU ME PËRVOJË NË KRIJIMIN E VIDEOVE TË ANIMUARA ME CILËSI TË LARTË
Vendi: | Kosovë |
Titulli i Projektit: | SHUKOS si ofrues i shërbimeve për Zhvillimin e Kapaciteteve për Kompanit Rajonale Ujësjellëse dhe Komunat e Kosovës |
Kohëzgjatja e kontratës: | 09 Shtator 2022 – 09 Tetor 2022 |
Shoqata e Ujësjellësave dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) ka marrë financim për një Grant të titulluar ” Ndërtimi i kapaciteteve të SHUKOS-it për shpërndarjen e masave për Zhvillim të Kapaciteteve tek KRU-të dhe NJQV” në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në EJL i mandatuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), dhe është dorëzuar në mënyrë administrative Projektit GIZ “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (ORF MMS)”.
Si shoqatë partnere në kuadër të Projektit Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve ne po ndajmë një aktivitet të përbashkët me Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) në ngritjen e vetëdijes publike se si ndahen kompetencat ndërmjet Kompanive Rajonale të Ujësjellësit dhe Komunave të Kosovës. Këtë aktivitet do t’a realizojmë përmes 2 video të animuara për të cilat është shpallur kjo thirrje.
SHUKOS fton të shprehin interesin e tyre ekspert / kompani marketingu me përvojë në përputhje me kërkesën e ToR-ve (Termat e Referencës) të cilat mund ti gjeni në vijim. Në mënyrë që të shqyrtohet aplikimi për këtë detyrë, eksperti / kompani marketingu duhet të dërgojë propozimin e tij / saj në formën elektronike jo më vonë se 06 Shtator 2022, në adresën e-mail info@shukos.org duke mbajtur në kopje (cc) Menaxheren për Trajnim dhe Zhvillim Profesional të SHUKOS, znj.Nadire Vitija: nadire.vitija@shukos.org me temë (subject): Aplikim për Zhvillimin e Videove të animuara