THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT – EKSPERT LOKAL TË ADVOKIMIT
Shoqata e Ujësjellësave dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) ka marrë financim për një Grant të titulluar “Zhvillimi i Aftësive në Sektorin e Ujërave të Zeza të Kosovës” I mandatuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), dhe administruar nga Ambasada Zvicrane në Prishtinë. Projekti synon të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve në sektorin e ujërave dhe ujërave të zeza të Kosovës. Për të arritur këtë qëllim VSA dhe SHUKOS veprojnë së bashku dhe punojnë në zhvillimin organizativ të SHUKOS-it dhe rrethinave të tij si dhe në kapacitetin e drejtpërdrejtë të ekspertëve të ujërave të zeza në Kosovë.
Në këtë kontekst, SHUKOS po kërkon të angazhojë një ekspert të kualifikuar dhe me përvojë në advokim për të zhvilluar një leter pozicioni / rekomandim politik bazuar në përvojën e fituar nga vizita në Shoqatën Zvicërane për Ujëra të Ndotura (VSA) për të ndihmuar SHUKOS-in që të bëhet qendra e vetme kompetente për ofrimin e trajnimeve në sektorin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Kosovë.
SHUKOS fton të shprehin interesin e tyre ekspert lokal të advokimit me përvojë në përputhje me kërkesën e ToR-ve (Termat e Referencës) të cilat mund ti gjeni në vijim. Në mënyrë që të shqyrtohet aplikimi për këtë detyrë, eksperti duhet të dërgojë propozimin e tij / saj në formën elektronike jo më vonë se 21 Korrik 2023, në adresën elektronike info@shukos.org duke mbajtur në kopje (cc) Menaxheren për Trajnim dhe Zhvillim Profesional të SHUKOS, znj.Nadire Vitija: nadire.vitija@shukos.org me temë (subject): Aplikim për Ekspert Lokal të Advokimit në SHUKOS.