THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT – EKSPERT LOKAL
Project Name |
Skills Development in Wastewater Sector in Kosovo |
Title/Purpose | Short-term assignment of local expert for development of 2 documents (financial methodology & how to become a member) |
Duration of Assignment | 16 January 2023 – 30 January 2023 |
Conracting Authority | SHUKOS |
Shoqata e Ujësjellësave dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) ka marrë financim për një Grant të titulluar “Zhvillimi i Aftësive në Sektorin e Ujërave të Zeza të Kosovës” I mandatuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), dhe administruar nga Ambasada Zvicrane në Prishtinë. Projekti synon të kontribuojë në zhvillimin e kapaciteteve në sektorin e ujërave dhe ujërave të zeza të Kosovës. Për të arritur këtë qëllim VSA dhe SHUKOS veprojnë së bashku dhe punojnë në zhvillimin organizativ të SHUKOS-it dhe rrethinave të tij si dhe në kapacitetin e drejtpërdrejtë të ekspertëve të ujërave të zeza në Kosovë.
Duke qenë se SHUKOS tashmë ka marrë miratimin e bordit për zgjerimin e anëtarësimit, është e nevojshme të përgatiten dy dokumente me shkrim bazuar në përvojën e fituar nga VSA.
Dokumentet që do të zhvillohen nga eksperti i angazhuar vendor janë:
– Metodologjia financiare
– Fletushka: Si të bëhem anëtar
SHUKOS fton të shprehin interesin e tyre ekspert local me përvojë në përputhje me kërkesën e ToR-ve (Termat e Referencës) të cilat mund ti gjeni në vijim. Në mënyrë që të shqyrtohet aplikimi për këtë detyrë, eksperti duhet të dërgojë propozimin e tij / saj në formën elektronike jo më vonë se 13 Janar 2023, në adresën e-mail info@shukos.org duke mbajtur në kopje (cc) Menaxheren për Trajnim dhe Zhvillim Profesional të SHUKOS, znj.Nadire Vitija: nadire.vitija@shukos.org me temë (subject): Aplikim për Ekspert Lokal ne SHUKOS.