THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT – Ekspert ligjor për shqyrtimin dhe përmirësimin e Rregulloreve Ekzistuese të SHUKOS-it, zhvillimin e rregullorës për Kuvendin dhe Zhvillimin e Rregullorës pë Bordin
📍 Vendi: Kosova
📆 Kohëzgjatja e Kontratës: Gusht – Tetor 2025
📌 Afati për aplikim: 27 Gusht 2025
Shoqata e Ujësjellësit dhe Kanalizimit të Kosovës – SHUKOS, në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për shërbime të ujit dhe kanalizimit në Evropën Juglindore, fton ekspertë të kualifikuar dhe me përvojë të aplikojnë për angazhimin në një detyrë të rëndësishme për përditësimin e rregulloreve ekzistuese të SHUKOS-it dhe hartimin e rregullorës së Kuvendit dhe Bordit të SHUKOS-it.
Objektivi i përgjithshëm i detyrës:
✅ Të rishikojë dhe përmirësojë rregulloren ekzistuese për burimet njerëzore;
✅ Të zhvillojë një rregullore të dedikuar për Kuvendin e SHUKOS-it;
✅ Të zhvillojë një rregullore të dedikuar për Bordin e Drejtorëve të SHUKOS.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë përmes email-it dokumentet në vijim:
- CV të përditësuar
- Ofertë financiare (në EUR, bruto), duke specifikuar numrin e ditëve të punës dhe tarifën ditore
Aplikimi duhet të bëhet në përputhje me Termat e Referencës që gjenden në linkun në vijim.
📥 Në CC: znj. Erdonita Humolli – Menaxhere për Projekte dhe Programe: erdonita.humolli@shukos.org
📌 Subjekti i emailit: Aplikim për ekspert për përditësimin dhe zhvillimin e rregulloreve të SHUKOS-it