THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT – AUIDITOR I JASHTEM
SHUKOS kërkon oferta nga kompani konsulence (auditimi) e cila do të punojë ngushtë me stafin e tij, për zhvillimin e procedurave të auditimit të jashtëm dhe hartimin e raportit të auditimit për vitin 2021.
Kohëzgjatja e vlerësuar: 24 Shkurt 2022 – 02 Mars 2022
Ditët e punës: maksimum 5 ditë pune
Vendndodhja: Prishtine, Kosovë.
Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga 7 Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit dhe Kanalizimeve të Kosovës (KRU). Shoqata operon në përputhje me ligjin e OJQ-ve (Nr. 06/L‐043) ‐ Për Lirinë e Asociimit në Organizatat Jo‐Qeveritare. SHUKOS ka organet e veta, Asamblenë dhe Bordin e Drejtorëve, i cili përbëhet nga 7 Kryeshefat Ekzekutivë të Kompanive Rajonale Ujësjellëse (KRU) plus një përfaqësues nga Ministrite e linjës. SHUKOS është një koordinator midis Kompanive të Ujit dhe Institucioneve Qeveritare, bashkëpunon me Shoqatat Kombëtare dhe Ndërkombëtare, Donatorët Lokalë dhe Ndërkombëtarë dhe është anëtar i IAWD / IWA ndërsa është pjesë e disa projekteve të donatorëve për zhvillimin e sektorit të ujit në Kosovë.
Bazuar në rregullimet ligjore në Republikën e Kosovës, SHUKOS është e obliguar të kryej auditimin e Pasqyrave Vjetore Financiare për vitin 2020, për periudhën, 1 Janar 2021 ‐ 31 Dhjetor 2021, siç kërkohet në përputhje me Ligjin Nr. 06/L‐043 ‐ Për Lirinë e Asociimit në Organizatat Jo‐Qeveritare. Auditimi duhet të kryhet nga një Firmë Ligjore e Auditimit (lista e KKRF e Ministrisë së Financave).
SHUKOS, fton kompanitë e auditimit që të shprehin interesimin e tyre për auditim në keto adresa: info@shukos.org dhe abdullah.dërguti@shukos.org , deri më 22.02.2022.