THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT – AUIDITOR I JASHTEM
SHUKOS kërkon oferta nga kompani konsulence (auditimi) e cila do të punojë ngushtë me stafin e tij, për zhvillimin e procedurave të auditimit të jashtëm dhe hartimin e raportit të auditimit për vitin 2020.
Kohëzgjatja e vlerësuar: | 1 Mars 2021 – 05 Mars 2021 |
Ditët e punës: | maksimum 5 ditë pune |
Vendndodhja: | Prishtine, Kosovë. |
Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar nga 7 Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit dhe Kanalizimeve të Kosovës (KRU). Shoqata operon në përputhje me ligjin e OJQ-ve (Nr. 06/L‐043) ‐ Për Lirinë e Asociimit në Organizatat Jo‐Qeveritare. SHUKOS ka organet e veta, Asamblenë dhe Bordin e Drejtorëve, i cili përbëhet nga 7 Kryeshefat Ekzekutivë të Kompanive Rajonale Ujësjellëse (KRU) plus një përfaqësues nga Ministrite e linjës. SHUKOS është një koordinator midis Kompanive të Ujit dhe Institucioneve Qeveritare, bashkëpunon me Shoqatat Kombëtare dhe Ndërkombëtare, Donatorët Lokalë dhe Ndërkombëtarë dhe është anëtar i IAWD / IWA ndërsa është pjesë e disa projekteve të donatorëve për zhvillimin e sektorit të ujit në Kosovë.
Bazuar në rregullimet ligjore në Republikën e Kosovës, SHUKOS është e obliguar të kryej auditimin e Pasqyrave Vjetore Financiare për vitin 2020, për periudhën, 1 Janar 2020 ‐ 31 Dhjetor 2020, siç kërkohet në përputhje me Ligjin Nr. 06/L‐043 ‐ Për Lirinë e Asociimit në Organizatat Jo‐Qeveritare. Auditimi duhet të kryhet nga një Firmë Ligjore e Auditimit (lista e KKRF e Ministrisë së Financave).
SHUKOS fton të shprehin interesin e tyre firmat e auditimit me përvojë në përputhje me kërkesën e ToR-ve (Termat e Referencës) të cilat mund ti gjeni në linkun në vijim:
Në mënyrë që të shqyrtohet aplikimi për këtë detyrë, firma aplikuese duhet të dërgojë propozimin e tij / saj në formën elektronike jo më vonë se 26 Shkurt 2021, në adresën e-mail info@shukos.org duke mbajtur në kopje (cc) Drejtorin Ekzekutiv të SHUKOS, z.Abdullah Derguti: abdullah.derguti@shukos.org me temë (subject): Aplikim për Auditimi të Jashtëm Vjetor i Pasqyrave Financiare të Organizatës