THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT – Konsulent për Zhvillimin e Letrës së Pozicionit
Vendi: | Kosovo |
Grant Agreement: | 81245096 |
Titulli i Projektit: | Ndërtimi i kapaciteteve të SHUKOS-it për shpërndarjen e masave për Zhvillim të Kapaciteteve tek KRU-të dhe NJQV |
Kohëzgjatja e kontratës: | 09 Shkurt 2021 – 05 Mars 2021 |
Shoqata e Ujësjellësave dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) ka marrë financim për një Grant të titulluar ” Ndërtimi i kapaciteteve të SHUKOS-it për shpërndarjen e masave për Zhvillim të Kapaciteteve tek KRU-të dhe NJQV” në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në EJL i mandatuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), dhe është dorëzuar në mënyrë administrative Projektit GIZ “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (ORF MMS)”.
Në kuadër të këtij projekti SHUKOS po kërkon konsulent i cili do të punojë ngushtë me Stafin SHUKOS, anëtarët dhe palët e tjera të interesuara për të zhvilluar një letër të pozicionit me temën:
- Hartimi i një sistemi tarifor të subvencionuar për ujërat e ndotura;
SHUKOS fton të shprehin interesin e tyre Konsulent / firmë konsulence me përvojë në përputhje me kërkesën e ToR-ve (Termat e Referencës) të cilat gjendën më poshtë. Në mënyrë që të shqyrtohet aplikimi për këtë detyrë, konsulenti / firma e konsulencës duhet të dërgojë propozimin e tij / saj në formën elektronike jo më vonë se 08 Shkurt 2021, në adresën e-mail info@shukos.org duke mbajtur në kopje (cc) Menaxheren për Trajnim dhe Zhvillim Profesional të SHUKOS, znj.Nadire Vitija: nadirevitija3@gmail.com me temë (subject): Aplikim për Konsulent për Zhvillimin e Letrës së Pozicionit.