THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT
Vendi: | Kosovo |
Grant Agreement: | 81245096 |
Titulli i Projektit: | Ndërtimi i kapaciteteve të SHUKOS-it për shpërndarjen e . masave për Zhvillim të Kapaciteteve tek KRU-të dhe NJQV. |
Kohëzgjatja e kontratës: | 29 Janar 2021 – 22 Shkurt 2021 |
Shoqata e Ujësjellësave dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) ka marrë financim për një Grant të titulluar ” Ndërtimi i kapaciteteve të SHUKOS-it për shpërndarjen e masave për Zhvillim të Kapaciteteve tek KRU-të dhe NJQV” në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në EJL i mandatuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), dhe është dorëzuar në mënyrë administrative Projektit GIZ “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (ORF MMS)”.
Në kuadër të këtij projekti SHUKOS po kërkon një trajner kryesorë, dy ndihmës trajner dhe dy persona me eksperiencë për të realizuar trajnimin “Menaxhimi i Integruar i Aseteve (Programi mbi ngritjen e kapaciteteve si pjesë e projekteve internacionale për zhvillim)”
SHUKOS fton të shprehin interesin e tyre të gjithë të interesuarit me përvojë në përputhje me kërkesën e ToR-ve (Termat e Referencës) të cilat mund ti gjeni në vijim:
Në mënyrë që të shqyrtohet aplikimi për këtë detyrë të interesuarit duhet të dërgojnë CV në formën elektronike jo më vonë se 28 Janar 2021, në adresën e-mail info@shukos.org duke mbajtur në kopje (cc) Menaxheren për Trajnim dhe Zhvillim Profesional të SHUKOS, znj.Nadire Vitija: nadirevitija3@gmail.com me temë (subject): “Menaxhimi i Integruar i Aseteve (Programi mbi ngritjen e kapaciteteve si pjesë e projekteve internacionale për zhvillim)”