THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT
Thirrje për Shprehje të Interesit – 2 Konsulent për Zhvillimin e Letrave të Pozicionet për temat e përcaktuara nga SHUKOS
Vendi: Kosovo
Grant Agreement: 81245096
Titulli i Projektit: Ndërtimi i kapaciteteve të SHUKOS-it për shpërndarjen e . masave për Zhvillim të Kapaciteteve tek KRU-të dhe NJQV.
Kohëzgjatja e kontratës: 25 Nëntor 2020 – 25 Dhjetor 2020
Shoqata e Ujësjellësave dhe Kanalizimit të Kosovës (SHUKOS) ka marrë financim për një Grant të titulluar ” Ndërtimi i kapaciteteve të SHUKOS-it për shpërndarjen e masave për Zhvillim të Kapaciteteve tek KRU-të dhe NJQV” në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në EJL i mandatuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), dhe është dorëzuar në mënyrë administrative Projektit GIZ “Fondi i Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizimi i Shërbimeve Komunale (ORF MMS)”.
Në kuadër të këtij projekti SHUKOS po kërkon dy konsulent të cilët do të punojnë ngushtë me Stafin SHUKOS, anëtarët dhe palët e tjera të interesuara për të zhvilluar dy letra të pozicionit me temat:
- Kuadri Ligjor për Shkarkimin e Ujërave të Ndotura Industriale në Sistemin Publik të Ujërave të Zeza;
- Vlerësimi dhe rivlerësimi i aseteve të KRU-ve në Kosovë si dhe zhvlerësimi i tyre ndër vite;
SHUKOS fton të shprehin interesin e tyre Konsulent / firmë konsulence me përvojë në përputhje me kërkesën e ToR-ve (Termat e Referencës) të cilat mund ti gjeni bashkangjitur më poshtë. Në mënyrë që të shqyrtohet aplikimi për këtë detyrë, konsulenti / firma e konsulencës duhet të dërgojë propozimin e tij / saj në formën elektronike jo më vonë se 20 Nëntor 2020, në adresën e-mail info@shukos.org duke mbajtur në kopje (cc) Menaxheren për Trajnim dhe Zhvillim Profesional të SHUKOS, znj.Nadire Vitija: nadirevitija3@gmail.com me temë (subject): Aplikim për Konsulent për Zhvillimin e Letrës së Pozicionit.