TAKIMI MBI DEKLARIMIN ELEKTRONIK TË PASQYRAVE FINANCIARE
SHUKOS organizoj takimin për Zyrtarët e Lartë Financiarë të Kompanive Rajonale Ujësjellëse në Kosovë. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte përmirësimi i njohurive për deklarim elektronik të pasqyrave financiare ashtu siç kërkohet me Legjislacionin Tatimor dhe Ligjin për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim që do të bëhet përmes Sistemit elektronik EDI. Ky sistem do t’ju kursejë kohë të gjithë tatimpaguesve, duke ju mundësuar që deklarimin e Pasqyrave Financiare të bëhet në mënyrë elektronike dhe vetëm në një vend, pra në ATK, ndërsa KKRF do të pajiset me informatat e tilla nga ATK-ja.
Ky takim u realizu online përmes platformës Skype meeting ku pjesëmarrësit patën mundësin të diskutonin mbi eksperiencën e tyre në këtë drejtim si dhe për sfidat dhe mundësitë për të realizuar me suksese Raportimin Financiar dhe Auditimin përmes Sistemit elektronik EDI.
Ndërsa objektivat specifike të takimit ishin:
– Pjesëmarrësit do të njihen me rëndësinë e Shërbimit të ri elektronik.
– Pjesëmarrësit do të njihen me udhëzuesit të publikuar në Sistemin Elektronik EDI-ATK
– Qasja bashkëpunuese ndërmjet KRU_ve dhe ATK