Takimi i Drejtorëve të Bordeve SHUKOS dhe SHUKALB në Korçë – 03.04.2025
Më 3 prill 2025, pranë Zyreve të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Korçë, u zhvillua një takim i rëndësishëm mes dy bordeve të SHUKOS dhe SHUKALB. Gjatë këtij takimi, u prezantua Raporti mbi Konferencën dhe Ekspozitën e Përbashkët Ballkanike 2024, dhe u diskutuan përgatitjet për organizimin e Konferencës dhe Ekspozitës së 13-të të Përbashkët Ballkanike 2025. Po ashtu, u shqyrtua dhe Programi i Konferencës për këtë vitë.
Ky takim ka për qëllim të sigurojë një planifikim të detajuar për organizimin e ngjarjes, e cila është bërë një platformë e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përmirësimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimeve në rajon.



