SHTYRJE E AFATIT TË APLIKIMIT DERI MË 19 SHTATOR 2025
THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT – Shërbime eksperti për Zhvillimin e Planit Promocional dhe Materialeve mbi Fushatën Vetëdijesuese për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Llumit
📍 Vendi: Kosova
📆 Kohëzgjatja e kontratës: Shtator – Nëntor 2025
📌 Afati i ri për aplikim: 19 Shtator 2025
Shoqata e Ujësjellësit dhe Kanalizimit të Kosovës – SHUKOS, në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për shërbime të ujit dhe kanalizimit në Evropën Juglindore, fton konsulentë të kualifikuar, kompani marketingu ose organizata mjedisore dhe me përvojë, të aplikojnë për të zhvilluar materiale promocionale me qëllim shpërndarjen e mesazheve kryesore të Letër Pozicionit dhe dokumenteve përcjellëse mbi menaxhimin e llumit të ujërave të zeza.
🎯 Objektivat e detyrës përfshijnë:
- Zhvillimin e një Plani Promocional;
- Dizajnimin e një flete-informacioni (factsheet);
- Krijimin e një video të shkurtër të animuar.
📄 Dokumentet që duhet të dorëzohen për aplikim:
- CV e përditësuar;
- Portfolio ose shembuj të punës së mëparshme;
- Ofertë financiare (në EUR, bruto) me numrin e ditëve të punës dhe tarifën ditore;
- Propozimi për përmbajtjen e Planit Promocional.
📌 Aplikimi duhet të bëhet në përputhje me Termat e Referencës që gjenden në vijim.
📧 Dokumentet duhet të dërgohen në: info@shukos.org
📥 Në CC: znj. Erdonita Humolli – Menaxhere për Projekte dhe Programe: erdonita.humolli@shukos.org
✉️ Subjekti i emailit: Aplikim për Zhvillimin e Planit Promocional dhe Materialeve mbi Fushatën Vetëdijesuese