SHOQATA E UJËSJELLËSVE DHE KANALIZIMEVE TË KOSOVËS (SHUKOS) – HAPË THIRRJEN PËR SHPREHJE INTERESI
Pozita:Punë prkatike
Vendi: Prishtinë, Kosovë
Përshkrimi i vendit të punës
Përmes kësaj thirrje SHUKOS synon të ofrojë njohuri praktike (me pagesë) dhe eksperiencë në vendin e punës për studenta ose të sapo-diplomuarit që ende nuk kanë një vend pune, fillimisht për 3 muaj.
Angazhimi do të lidhët ngushtë me implementimin e aktiviteteve të SHUKOS-it.
Kështu duke ofruar asistencë për zhvillimin e projekteve, trajnimeve dhe mbështetje administrative.
I/E angazhuari/a do të jetë po ashtu përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrjeteve sociale të SHUKOS-it.
Nga kandidati pritet punë precize, raportim, mbarëvajte e proceseve dhe procedurave të zyrës lidhur me implementimin e detyrave të caktuara, si dhe të përfaqson SHUKOS-in në mënyre të duhur duke mbajtur dhe ruajtur suksesin dhe reputacionin e shoqatës.
Për më tepër i/e angazhuari/a do të duhet të sigurojë funksionim adekuat dhe optimal të Zyrës së SHUKOS-it dhe të bëjë optimizimin e burimeve lidhur me vendin e punës.
Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidati ideal duhet të plotësojë edhe kushtet e mëposhtme:
Kualifikimet obligative:
- Statusin e Studentit ose Diplomen Universitare
- Nivel të avancuar në të shkruar dhe komunikim në gjuhën angleze
- Nivel të avancuar të pëdorimit të Microsoft Office
- Aftësi në përdorimin e rrjeteve sociale si Facebook, Linked In, Web
- Aftësi komunikuese, bashkëpunuese dhe organizative
Kualifikime të preferueshme:
- Anëtarë i Grupit të Profesionistëve të Rinjë të Ujit (PRU)
- Pjesëmarrje në Trajnime ose punë vullnetare
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Transkripten e notave ose kopjen e diplomës universitare
- CV – Formatin Europass
- Letër motivimi
Aplikimet tuaja me dokumentacionin e bashkangjitur mund t’i dërgoni përmes postës elektronike: info@shukos.org & abdullah.derguti@shukos.org më së voni deri më datë 24.07.2024 deri në orën 15:00.
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret do të njoftohen për intervistë.