Punëtoria / Workshopi Strukturues i Bordit të SHUKOS-it
Vendi: Hotel Fafa Premium, Golem, Shqipëri
Qëllimi kryesor i kësaj punëtorie ishte të sigurohet një bazë e fortë ligjore dhe funksionale për SHUKOS-in përmes:
• Rishikimit dhe përditësimit të Statutit të organizatës;
• Vlerësimit dhe përshtatjes së rregulloreve të brendshme në përputhje me zhvillimet dhe nevojat aktuale;
• Harmonizimit të dokumenteve themelore me legjislacionin në fuqi dhe me objektivat strategjike të organizatës.
Në këtë punëtori morën pjesë:
• Kryeshefat Ekzekutivë të Kompanive Rajonale të Ujësjellësve (KRU)
• Drejtori i Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike
• Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërrmarrjes Publike “Ibër Lepenc”
• Përfaqësues të SHUKOS-it
