Punëtori për shkëmbimin e përvojave mes kolegëve -Procedurat Standarde të Operimit (PSO) për Cilësinë e Ujit të KRU-ve
Vendi: Fabrika e Trajtimit të Ujit, Shkabaj – KRU Prishtinë
SHUKOS organizoi një punëtori për shkëmbimin e përvojave mes stafit përgjegjës për Cilësinë e Ujit nga KRU-të e Kosovës. Punëtoria u fokusua në Procedurat Standarde të Operimit (PSO) për Cilësinë e Ujit të pijes, duke trajtuar kornizën rregullative, praktikat ekzistuese dhe sfidat në zbatimin e tyre në operimin e përditshëm.
Objektivi i Punëtorisë
Të inicohet dhe mbështetet zhvillimi i PSO-ve si procedura të shkruara dhe të strukturuara në udhëzime hap-pas-hapi, të cilat udhëzojnë personelin për kryerjen e punëve rutinore në kushte normale, si dhe në raste incidentesh apo emergjencash, duke siguruar respektimin e tyre gjatë operimit të sistemeve të furnizimit me ujë.
Përmes diskutimeve interaktive u identifikuan nevoja prioritare dhe u dhanë rekomandime konkrete, përfshirë:
Hartimin e rregulloreve
Rishikimi i PSO- ve ekzistuese
Zhvillimi i PSO-ve të reja për proceset ku ka mungesë
Zhvillimin e trajnimeve për personelin teknik dhe të laboratorit
Ruajtjen e PSO-ve në një platformë të përbashkët
Aktiviteti u përmbyll me hartimin e një Plani Veprimi, me qëllim forcimin e praktikave operative dhe garantimin e cilësisë së ujit të pijes.

