Punëtori për Shkëmbimin e Përvojave mes kolegëve
“Zhvillimi i Data bazës së plotë me të dhëna për ujëmatësit/ Inventarizimin e ujëmatësve”
Fabrika e Trajtimit të Ujit, Shkabaj / KRU Prishtina
10 dhjetor 2025
SHUKOS në bashkëpunim me KRU Prishtina organizoi punëtorinë “Shkëmbime Kolegiale mbi zhvillimin e data bazës së plotë me të dhëna për ujëmatësit/Inventarizimin e Ujëmatësve”.
Ky aktivitet mblodhi përfaqësues nga 7 Kompanitë Rajonale të Ujësjellësve, NH Ibër Lepenci, stafet teknike e komerciale dhe ekipin e SHUKOS-it, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe harmonizimin e praktikave rreth zhvillimit të databazave të plota për ujëmatësit, në përputhje me Rregulloren MTI Nr. 06/2016 (MID 2014/32/EU).
Temat kryesore të diskutimit përfshinë:
Standardizimin e të dhënave për ujëmatësit
Sfidat aktuale të KRU-ve në procesin e inventarizimit
Praktikat e mira dhe masat për përmirësim
Rritjen e bashkëpunimit ndërmjet ekipeve teknike
Punëtoria ofroi një hapësirë të vlefshme për dialog profesional dhe bashkëpunim ndërmjet kolegëve nga sektori i ujit, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e proceseve operative.
SHUKOS mbetet e përkushtuar të mbështesë KRU-të në zhvillimin e qëndrueshëm dhe modernizimin e shërbimeve ujore në Kosovë.




