Programi për Zhvillimin e Kapaciteteve D-LeaP Plani i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimi i Krizave (PSU & MK / WSP & CM)
Më datat 15 dhe 16 prill 2025, në ambientet e Hotel Brezovica në Brezovicë, u mbajt workshopi përmbyllës i programit për zhvillimin e kapaciteteve D-LeaP, në kuadër të modulit Plani i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimi i Krizave (PSU & MK / WSP & CM). Programi u zhvillua me mbështetjen e projektit D-LeaP dhe RCDN+.
Në workshop morën pjesë:
• Ekipet e KRU-ve për PSU & MK dhe KE të KRU- ve
• Stafi i SHUKOS- it
• Trajnerët
Workshopi kishte për qëllim kompletimin e Planeve të Sigurisë së Ujit dhe Planeve të Menaxhimit të Krizave për KRU-të pjesëmarrëse, si rezultat përfundimtar i punës së tyre gjatë fazave të trajnimit dhe mentorimit në kuadër të programit.
Ky aktivitet shërbeu gjithashtu si platformë për:
• Prezantimin e planeve nga ekipet e KRU-ve
• Ndërveprim profesional dhe shkëmbim përvojash ndërmjet pjesëmarrësve
- Vlerësimin e progresit, identifikimin e sfidave dhe diskutimin e hapave të mëtejmë për zbatimin praktik të planeve










