ORIENTIMET THEMELORE PËR ZHVILLIMIN E MËTUTJESHËM STRATEGJIK TË SHUKOS-it.
SHUKOS ka mbajtur Workshopin dy ditor (20-21 Shkurt 2020) me temën “ORIENTIMET THEMELORE PËR ZHVILLIMIN E MËTUTJESHËM STRATEGJIK TË SHUKOS-it”.
Workshopi ka pasur për qëllim të shkëmbehen mendime dhe të identifikohen propozimet për elementët kryesorë strategjike që do të merren parasysh për përgatitjen e dokumentit “Plani Strategjik i SHUKOS-it 2020-2025” i cili është mundësuar nga projekti RCDN
Në ditën e pare të takimit prezent ishin stafi dhe anëtarët e bordit të SHUKOS-it, përfaqësues të institucioneve (MMPH, ARRU, KNMU, IKSHP), përfaqësues nga KfW, përfaqësues nga RCDN PIT dhe pjesëmarrës të tjerë nga KRU në Kosovë. Dita e parë kishte për qëllim të bënte një analizë të mjedisit të jashtëm dhe të brendshëm të SHUKOS-it duke e përfunduar takimin me një SWOT analizë.
Ndërsa në ditën e dytë fillimisht u prezantuan të arriturat e ditës së pare të cilat ndihmuan të përcaktoheshin objektivat strategjike në cilat do të duhet të orientohet SHUKOS. Prezent në ditën e dytë ishin anëtarë të bordit SHUKOS, përfaqësues të KRU-ve, përfaqësues nga MMPH si dhe konsulent nga kompani private të cilët ndanë mendimet, sugjerimet dhe pritjet e tyre se cili do të duhet të jetë roli i SHUKOS-it në të ardhmen. I gjithë aktiviteti gjatë dy ditëve të Workshop-it u realizua duke bërë punë grupore dhe individuale.
Në pamundësi për të qenë prezent në takim bashkëpuntorët e SHUKOS-it kontribouan në orientimin strategjik dhe përcaktimin e rolit të SHUKOS-it me letrat e dërguar: SHUKALB (Mrs.Elisabeta Poci), IAWD (Mr.Philip Weller), DORCH/CDI (Mr.Alan Brown).