KONFERENCA DHE EKSPOZITA E PËRBASHKËT BALLKANIKE 2022
Pas dy vitesh organizimi të konferencave virtuale, SHUKOS dhe SHUKALB realizuan me sukses Konferencën dhe Ekspozitën e Përbashkët Ballkanike më 8-9-10 nëntor 2022, në Emerald Hotel, Prishtinë, Kosovë. Këtë vit u shënua 10 vjetori i bashkëpunimit të suksesshëm mes dy shoqatave për realizimin e eventit më të madhë rajonal në fushën e shërbimeve ujore dhe kanalizimeve.
Tema e Konferencës, Ujërat nëntokësorë – Të bëjmë të padukshmen të dukshme, ishte frymëzuar nga Dita Botërore e Ujit 2022, dhe ktheu edhe njëherë vëmendjen tek rëndësia që ka mbrojtja cilësore dhe sasiore e burimeve tona nëntokësore.
Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike është shndërruar me të vërtetë në eventin më të madh në ndarjen e informacionit dhe networking në sektorin e ujit në Ballkanin Perëndimor. Me një audiencë prej mbi 400 pjesëmarrës nga Rajoni i Ballkanit dhe më gjerë, Konferenca ofrojë një platformë të avancuar ku profesionistë të ujit, politikbërës dhe profesionistë të biznesit nga sektori diskutuan dhe paten mundësi të shkëmbjenëinformacion mbi cështje me interes për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizime në Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. Konferenca u vlerësua shumë edhe për ekspozitën e madhe me mbi 20 kompani private që patën mundësi të prezantonin paisjet më të reja teknologjike për sektorin e ujërave dhe sanitaris.
Punimeve të Konferencës i paraprinë disa aktivitete të rëndësishme gjatë gjithë ditës më 8 Nëntor 2022. Dita filloj me Workshopin “ Analiza Hidraulike e Sistemit me Ujë ose Binjakëve Dixhitalë për Menaxhimin e Ujit Pa të Ardhura dhe të Energjisë së Shoqërive UK” e cila për mbi 6 orë trajtojë një temë interesante dhe shumë teknike. Derisa pasditja u përcollë nga “Workshopi Rajonal i Programit Benchmarking për HUB-in Kosovë dhe Shqipëri” e cila mblodhi ndërmarrjet pjesëmarrëse për të diskutuar mbi progresin që ata kanë arritur dhe prespektivën e së ardhmës së këtij program. Në anën tjetër u zhvillua gjithashtu “Takimi i Përbashkët me Palët e Interesit” nga SHUKALB dhe SHUKOS, aktivitet ky që kishte për qëllim ë lehtësojë dialogun dhe koordinimin mes palëve të interesit mbi zhvillimin e kapaciteteve në sektorin ujësjellës kanalizime në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe të lehtësojë advokimin e shoqatave për krijimin e një mjedisi mbështetës për zhvillimin e kapaciteteve.
Një tjetër aktivitet i rëndësisë së vecantë ishte “Forumi i Grupit të Profesionistëve të Rinjë të Ujit”, I cili mblodhi mbi 60 të rinjë nga Kosova dhe Shqipëria që i përkasin moshës nën 35 vjet për të ndjekur dy sesione plenare me tema shumë aktuale dhe të rëndësishme: T1 ‘Si t’i motivojmë të rinjtë në sektorin e ujit të mos largohen nga vendi dhe ta bëjmë sektorin publik më tërheqës për ta’ dhe T2 ‘ E ardhmja e profesionistëve të rinjë dhe bashkëpunimet me setorin’. Ky aktivitet u përmbyll me nënshkrimin e një Memorandumi të Bashkëpunimit mes Budapest Water Works dhe Grupit të Profesionistëve të Rinj të Ujit nga Kosova.
Në orën 18:00 fillojë Ceremonia e Hapjes së Konferencës nga Presidentet e SHUKOS dhe SHUKALB, ndërsa na nderuan me praninë dhe fjalët përshëndetëse Kryeministri i Kosovës SH.T Albin Kurti, Ambasadori i Zvicran SH.T Thomas Kolly dhe Zëvendës Ambasadori Gjerman SH.T Matthias Conrad. Me rastin e vizitës së Ekspozitës u mbyllë dita e parë e Konferencës së Përbashkët Ballkanike.
Në ditën e dytë të Konferenës filluan punimet teknike të saj, kjo ditë u hap nga Drejtoresha Ekzekutive e SHUKALB Znj.Elisabeta Poci e cila ndau pjesën hyrëse së bashku me Zv.Ministren nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Kosovë Znj. Linda Cavdarbasha dhe Zv.Ministren nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shqipëri Znj.Enkelejda Mucaj. Fjalim Kryesor mbi temën “Të shohim të Padukshmen: Vlera e Ujit” u mbajt nga Znj.Aude Farnault, Ekonomiste dhe Analiste Politikash, Ekipi i Ujit, Drejtoria e Mjedisit OECED, Francë.
Punimet e ditës së dytë u plotësuan me dy sesione plenare dhe gjashtë sesione teknike ku prezantuan dhe diskutuan 42 folës dhe moderator:
Sesioni Plenar 1: Ujërat Nëntokësorë – Ta Bëjmë të Padukshmen të Dukshme
Sesioni Teknik 1: Menaxhimi i Burimeve Ujore
Sesioni Teknik 2: Menaxhimi Teknik i Shoqërive UK
Sesioni Teknik 3: Sfidat Rregullatore
Sesioni Teknik 4: Menaxhimi i Ujit pa të Ardhura
Sesioni Plenar 2: Rajonalizimi i Shërbimeve Ujësjellës Kanalizime – Sfidat dhe Mundësitë
Sesioni Teknik 5: Menaxhimi Organizativ dhe Strukturor
Sesioni Teknik 6: Menaxhimi i Integruar i Aseteve
Dita e tret e Konferencës u hap nga Drejtori Ekzekutiv i SHUKOS-it Z.Abdullah Dërguti i cili ftojë për fjalë përshëndetëse, Zv.Ministrin, Ministria e Zhvillimit Ekonomik Z.Getoar Mjeku dhe dy folësit kryesor Prof.Hamanth Kasan, CEO, Jyoti Human Development, Anëtar i Nderuar, Shoqata Ndërkombëtare e Ujit, Afrika e Jugut dhe Z.Mortiz Reme, Drejtor i Zyrës së KfW në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Banka Gjerman për Zhvillim KfW, Kosovë.
Punimet e ditës së fundit të Konferencës u plotësuan me dy sesione plenare dhe gjashtë sesione teknike ku u prezantuan dhe diskutuan 38 folës dhe moderator:
Sesioni Plenar 3: Shërbimet Ujësjellës Kanalizime në kohë të pasigurta: Përballja me Krizën Globale
Sesioni Teknik 7: Kriza Energjetike – Sfidat dhe Masat Lehtësuese
Sesioni Teknik 8: Menaxhimi i Ujit të Ndotur
Sesioni Teknik 9: Menaxhimi i Shoqërive UK
Sesioni Teknik 10: Menaxhimi i Ujit të Ndotur
Sesioni Plenar 4: Ekonomia Qarkulluese në Kontekstin e Ujërave të Ndotura
Sesioni Teknik 11: Menaxhimi i Shoqërive UK
Sesioni Teknik 12: Cilësia e Ujit të Pijshëm
Duke pasur parasyshë cilësin e prezantimeve dhe personave që ndan punën dhe eksperiencat e tyre përgjatë tri ditëve, Konferenca dhe Ekspozita e Përbashkët Ballkanike e organizuar për të 10-në herë radhazi ka arritur nivelin professional të një Konference të mirëfillt mbi standardin rajonal. Suksesi i këtij aktiviteti qëndron tek stafi dhe bordet e SHUKOS & SHUKALB, Komitetit Teknik të Konferencës dhe bashkëpuntorëve ndër vite, kompanive ekspozuese dhe mbi 400 pjesëmarrësve.
Ju presim në Konferencë dhe Ekspozitën e Përbashkët Ballkanike 2023, Tiranë, Shqipëri!
SHUKOS
Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës