Tema e Konferencës këtë vit është “Bashkëpunimi fqinjësor: Promovimi i paqes përmes menaxhimit ndërkufitar të ujërave”, një ngjarje që u hap me një ceremoni frymëzuese dhe do të mbledhë mbi 500 pjesëmarrës, kombëtarë dhe ndërkombëtarë!
Fjalët e hapjes u mbajtën nga Presidenti i SHUKOS, Z. Jeton Shabani, dhe Presidenti i SHUKLB, Z. Petrit Tare.
Për Konferencën dhe Ekspozitën ishte një privilegj që të kishim të pranishëm përfaqësuesit e shteteve që kanë dhënë kontributin më të madh në zhvillimin e sektorit të shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve në Kosovë dhe Shqipëri, të cilët mbajtën fjalime motivuese për mbështetjen e vazhdueshme të këtij sektori:
H.E. Jürg Sprecher, Ambasador i Zvicrës
Z. Daniel Alker, Udhëheqës i Bashkëpunimit për Zhvillim, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë
H.E. Karin Boven, Ambasadore e Holandës
Fjalët e ambasadorëve theksuan se partneritetet ndërkombëtare janë thelbësore për ndërtimin e paqes dhe promovimin e menaxhimit të qëndrueshëm të ujërave, një aset kyç për zhvillimin rajonal dhe global.
Ceremonia e Ndajjes së Çmimeve
Në këtë ngjarje, SHUKOS dhe SHUKALB nderuan përkushtimin dhe kontributin e individëve me dy çmime prestigjioze:
Çmimi i Bordit të Drejtorëve
Çmimi “Një Jetë në Sektorin e Ujërave”
Këto çmime shprehin vlerësimin për liderët dhe profesionistët që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sektorin e ujit.
Ekspozita e Teknologjive Inovative është hapur!
Me pjesëmarrjen e rreth 30 kompanive, ekspozita ofron teknologjinë më të avancuar, duke përfshirë:
Sisteme të përparuara tubacioni dhe pompa
Zgjidhje të avancuara softuerike për menaxhimin e ujërave
Një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar risitë që do të formësojnë të ardhmen e menaxhimit të ujërave në Ballkan dhe më gjerë.
Për një të ardhme të qëndrueshme dhe të përbashkët!
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe mbështetësve për angazhimin e tyre në zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe përparimin në sektorin e ujërave!
—————————
OPENING CEREMONY OF THE 12TH BALKANS JOINT CONFERENCE AND EXHIBITION
“Neighborly Cooperation: Promoting Peace through Transboundary Water Management” is the theme of the Conference that opened with an inspiring ceremony, gathering over 500 national and international participants this year!
The opening remarks were delivered by the President of SHUKOS, Mr. Jeton Shabani, and the President of SHUKLB, Mr. Petrit Tare.
It is a privilege for the Conference and Exhibition to have present representatives from countries that have made the most significant contributions to the development of the water supply and sewage sector in Kosovo and Albania, delivering motivating speeches on the continued support for the water sector:
H.E. Jürg Sprecher, Ambassador of Switzerland
Mr. Daniel Alker, Head of Development Cooperation, German Embassy in Kosovo
H.E. Karin Boven, Ambassador of the Netherlands
The ambassadors’ speeches emphasized that international partnerships are crucial for building peace and promoting sustainable water management, a key asset for regional and global development.
Award Ceremony
During the event, SHUKOS and SHUKALB honored the dedication and contribution of individuals with two prestigious awards:
Board of Directors Award
Lifetime Achievement in the Water Sector Award
These awards express appreciation for leaders and professionals who have made an outstanding contribution to the water sector.
The Innovative Technologies Exhibition is Open!
With the participation of around 30 companies, the exhibition offers cutting-edge technology, including:
Advanced piping systems and pumps
Advanced software solutions for water management
A great opportunity to explore innovations that will shape the future of water management in the Balkans and beyond.
For a Sustainable and Shared Future!
Thank you to all the participants and supporters for their commitment to developing sustainable solutions and advancing the water sector!
Etiam magna arcu, ullamcorper ut pulvinar et, ornare sit amet ligula. Aliquam vitae bibendum lorem. Cras id dui lectus. Pellentesque nec felis tristique urna lacinia sollicitudin ac ac ex. Maecenas mattis faucibus condimentum. Curabitur imperdiet felis at est posuere bibendum. Sed quis nulla tellus.