THIRRJE PËR SHPREHJE TË INTERESIT / Për Trajner dhe Bashkë-trajner për zhvillimin e Programit D-LeaP mbi Planin e Menaxhimit të Emergjencave
Shoqata e Ujësjellësve dhe Kanalizimeve të Kosovës (SHUKOS), në kuadër të Programit Danube Learning Partnership (D-LeaP), fton trajnerë dhe bashkë-trajnerë të kualifikuar të shprehin interesin për angazhim në zhvillimin dhe zbatimin e Programit për Planin e Menaxhimit të Emergjencave për Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit/Ujitjes në Kosovë.
Programi synon të mbështesë kompanitë në hartimin dhe zbatimin e Planeve të Menaxhimit të Krizave, duke forcuar gatishmërinë institucionale, menaxhimin e rreziqeve dhe vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve në situata emergjente.
Për realizimin e këtij programi, SHUKOS është në kërkim të një Trajneri Kryesor dhe një Bashkë-trajneri, të cilët do të angazhohen në zhvillimin dhe zbatimin e Programit D-LeaP për Planin e Menaxhimit të Krizave, në koordinim të ngushtë me stafin e SHUKOS-it dhe në përputhje me metodologjinë D-LeaP dhe Standardet e Cilësisë të SHUKOS-it.
SHUKOS fton ekspertët e interesuar dhe të kualifikuar të paraqesin aplikimet e tyre në përputhje me Termat e Referencës (ToR) të cilët gjenden në vijim: .
Aplikimi duhet të përmbajë:
- Planin e Veprimit (projekt-propozim);
- CV-në me dëshmi për përvojën dhe certifikatat përkatëse;
- Shembuj të punëve/trajnimeve të ngjashme;
- Ofertën financiare (tarifa ditore).
Propozimet duhet të dorëzohen në gjuhën shqipe, jo më vonë se 09 korrik 2026, në adresën info@shukos.org, me kopje (CC) te nadire.vitija@shukos.org.
Subjekti i e-mailit:
Aplikim për zhvillimin e Planeve të Menaxhimit të Emergjencave për anëtarësinë e SHUKOS.

