đ PĂ«rmbyllja e KonferencĂ«s dhe EkspozitĂ«s sĂ« 13-tĂ« tĂ« PĂ«rbashkĂ«t Ballkanike
Konferenca dhe Ekspozita e 13-të e Përbashkët Ballkanike, organizuar nga SHUKALB dhe SHUKOS, u zhvillua me sukses përgjatë tre ditëve, duke mbledhur profesionistë dhe institucione nga i gjithë rajoni për të diskutuar zhvillimet dhe sfidat në sektorin e ujit.
Ceremonia e Hapjes
Konferenca u hap më 11 nëntor, e moderuar nga Elisabeta Poçi, me fjalë mirëseardhjeje nga Petrit Tare dhe Arsim Fetahu, si dhe përshëndetje nga Sh.T. Sofjan Jaupaj, Sh.T. Karl Bergner dhe François Debergh.
GjatĂ« ceremonisĂ« u ndanĂ« Ămimi i Bordeve Drejtuese dhe Ămimi âNjĂ« JetĂ« nĂ« Sektorâ.
U hap edhe Ekspozita Teknike me 27 kompani pjesëmarrëse.
Dita e Parë e Punimeve
Dita e parë solli diskutime mbi qëndrueshmërinë, inovacionin dhe sfidat e menaxhimit të ujit, me fjalimin kryesor të Prof. Kala Vairavamoorthy (IWA).
Vijuan sesione plenare dhe teknike me prezantime nga ekspertë të Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të rajonit, mbi temat:
- ndryshimet klimatike dhe burimet ujore
- direktivat e BE-së
- teknologjitë inteligjente
- modelet financiare dhe institucionale për ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve
Dita e Dytë e Punimeve
Dita e dytë u fokusua në sanitet, ujërat e ndotura dhe rregullimin institucional.
Pas përshëndetjeve nga Abdullah Derguti dhe Sh.S. Catherine Suard, u mbajt fjalimi kryesor i Philippe Reymond mbi menaxhimin e decentralizuar të ujërave të ndotura.
Sesione të ndryshme trajtuan:
- menaxhimin e sistemeve të ujërave të ndotura
- shërbimin ndaj klientit
- menaxhimin e llumit
- sfidat dhe inovacionet në sanitet
Mbyllja e Konferencë
Tri ditët e Konferencës përmbyllën një platformë të rëndësishme për shkëmbim profesional, ide të reja dhe forcim partneritetesh në sektorin e ujit.
Pjesëmarrësit kontribuuan me diskutime të vlefshme dhe angazhim për zhvillim të qëndrueshëm të sektorit në rajon.
Faleminderit të gjithë folësve, pjesëmarrësve dhe kompanive ekspozuese.


















