ËSHTË SHTYER AFATI PËR SHPREHJE INTERESI – DERI MË 18 SHTATOR 2025
ËSHTË SHTYER AFATI PËR SHPREHJE INTERESI – DERI MË 18 SHTATOR 2025
📢 KËRKOHET EKSPERT LIGJOR
Për:
✅ Shqyrtimin dhe përmirësimin e rregulloreve ekzistuese të SHUKOS-it
✅ Hartimin e rregullores për Kuvendin
✅ Hartimin e rregullores për Bordin e Drejtorëve
📍 Vendi i angazhimit: Kosova
📆 Kohëzgjatja e kontratës: Shtator – Tetor 2025
📌 Afati i ri për aplikim: 18 Shtator 2025
👉 Afati është shtyrë për shkak të numrit të vogël të aplikimeve të pranuara deri më tani.
Shoqata e Ujësjellësit dhe Kanalizimit të Kosovës – SHUKOS, në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal për Zhvillimin e Kapaciteteve (RCDN), fton të gjithë ekspertët ligjorë të kualifikuar dhe me përvojë që të aplikojnë për një detyrë me rëndësi të veçantë për përmirësimin e kuadrit rregullativ të Shoqatës.
🔍 Detyrat kryesore përfshijnë:
-
Rishikimin dhe përmirësimin e rregullores ekzistuese për burimet njerëzore;
-
Zhvillimin e një rregulloreje të re për Kuvendin e SHUKOS-it;
-
Zhvillimin e një rregulloreje të re për Bordin e Drejtorëve.
📄 Të interesuarit duhet të dorëzojnë:
-
CV të përditësuar
-
Ofertë financiare (në EUR, bruto), duke përfshirë numrin e ditëve dhe tarifën ditore
🔗 Termat e Referencës mund t’i gjeni këtu më poshtë
📧 Dokumentet dërgohen në: info@shukos.org
📥 Në CC: znj. Erdonita Humolli – Menaxhere për Projekte dhe Programe: erdonita.humolli@shukos.org
📌 Subjekti i emailit: Aplikim për ekspert për përditësimin dhe zhvillimin e rregulloreve të SHUKOS-it.