THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI -Ekspert për Hartimin e një Analize Krahasuese, Letre Pozicioni dhe Plani Veprimi Tema: Iniciativa Kombëtare për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Llumit në Kosovë
📍 Vendi: Kosova
📆 Kohëzgjatja e Kontratës: Qershor – Gusht 2025
📌 Afati për aplikim: 20 Qershor 2025
Shoqata e Ujësjellësit dhe Kanalizimit të Kosovës – SHUKOS, në kuadër të projektit Rrjeti Rajonal i Zhvillimit të Kapaciteteve (RCDN) për shërbime të ujit dhe kanalizimit në Evropën Juglindore, fton ekspertë të kualifikuar dhe me përvojë të aplikojnë për angazhimin në një detyrë të rëndësishme për hartimin e dokumenteve kyçe të politikëbërjes në sektorin e menaxhimit të llumit të ujërave të ndotura.
Objektivi i përgjithshëm i detyrës:
✅ Hartimi i një Analizë Krahasuese të praktikave të menaxhimit të llumit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së;
✅ Zhvillimi i një Letër Pozicioni të strukturuar dhe me bazë të dhënash për nevojën e një strategjie kombëtare për menaxhimin e llumit në Kosovë;
✅ Hartimi i një Plan Veprimi për zbatimin e rekomandimeve.
Të interesuarit duhet të dorëzojnë përmes email-it dokumentet në vijim:
- CV të përditësuar
- Ofertë financiare (në EUR, bruto), duke specifikuar numrin e ditëve të punës dhe tarifën ditore
- Propozim mbi metodologjinë kërkimore dhe planin e veprimit
Aplikimi duhet të bëhet në përputhje me Termat e Referencës në vijim.
📧 Dokumentet duhet të dërgohen në: info@shukos.org
📥 Në CC: znj. Erdonita Humolli – Menaxhere për Projekte: erdonita.humolli@shukos.org
📌 Subjekti i emailit: Aplikim për ekspert për zhvillimin e letrës së pozicionit