Vizitë në njesitë operative në Zubin Potok dhe liqenin e Ujmanit
Përfaqësues nga SHUKOS, së bashku me Drejtorët Teknikë të kompanive publike të ujësjellësve të Kosovës dhe me udhëheqësit e njësive operative nga KRU Mitrovica, realizuan një vizitë zyrtare në njësitë operative në Zubin Potok dhe në zona të tjera që më parë ishin jashtë funksionimit institucional. Sot, këto njësi janë integruar dhe menaxhohen ligjërisht nga KRU Mitrovica.
Gjatë kësaj vizite, delegacioni vizitoi edhe Liqenin e Ujmanit – një vend me simbolikë dhe rëndësi të veçantë strategjike për furnizimin me ujë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.
Kjo vizitë nuk ishte vetëm një angazhim pune, por edhe një dëshmi konkrete e përkushtimit, bashkëpunimit dhe profesionalizmit të ekipeve të KRU-ve dhe të gjithë akterëve të përfshirë, në funksion të forcimit të shërbimeve publike dhe konsolidimit institucional në të gjithë territorin e vendit.





