Pjesëmarrja e SHUKOS- it në Konferencën e Ujit në Danub 2025
Shoqata e Ujësjellës-Kanalizimeve të Kosovës (SHUKOS) mori pjesë në Konferencën e Ujit në Danub 2025, e cila u mbajt nga 14 deri më 16 maj 2025 në Twelve Conference Center, Vjenë, Austri. Konferenca u organizua nga Programi i Ujit të Danubit (Danube Water Program) – një iniciativë e përbashkët e Bankës Botërore dhe IAWD (Shoqata Ndërkombëtare e Furnizimit me Ujë në zonën ujëmbledhësve të Danub-it).
Nën moton “Duke parë pas, duke parë përpara – Përditësim mbi gjendjen e sektorit”, konferenca mblodhi profesionistë, ekspertë dhe vendimmarrës nga rajoni i Danubit dhe më gjerë, për të diskutuar mbi progresin, sfidat dhe mundësitë që i presin shërbimet e ujit dhe kanalizimeve në të ardhmen.
Angazhimi i SHUKOS në konferencë përfshiu:
• Pjesëmarrje aktive në diskutime tematike që trajtuan sfida aktuale dhe qasje të reja në zhvillimin e sektorit të ujit;
• Pjesëmarrje si anëtare në Asamblenë e Përgjithshme të IAWD, ku u diskutuan drejtimet strategjike të bashkëpunimit rajonal;
• Përfaqësim i denjë nga Young Water Professionals (YWP) – Kosova, me pjesëmarrës që shërbyen si bashkë-moderatorë në sesione kyçe, duke kontribuar në diskutime për zhvillimin e kapaciteteve të reja profesionale në sektor.
Pjesëmarrja në këtë konferencë i mundësoi SHUKOS-it:
• Për të ndjekur zhvillimet më të fundit në sektor
• Për të fuqizuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndërinstitucional
• Për të kontribuar në ndërtimin e një sektori më efikas, të qëndrueshëm dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes.
Konferenca gjithashtu ofroi një platformë të vlefshme për rrjetëzim profesional, shkëmbim njohurish, dhe prezantim të përvojës së Kosovës në avancimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimeve.




