Vizitë në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura në KRU Gjakova dhe KRU Hidrodrini – Në kuadër të Grupit Punues për Lobim dhe Avokim për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Llumit
Në kuadër të angazhimeve të Grupit Punues për Lobim dhe Avokim për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Llumit, u realizua një vizitë studimore në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura të KRU Gjakova dhe KRU Hidrodrini.
Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte të shqyrtohet nga afër procesi aktual i menaxhimit të llumit të kanalizimeve në impiantet ekzistuese (ITUN), të cilat janë në operim. Gjatë kësaj vizite, u diskutuan gjerësisht sfidat me të cilat përballen operatorët në terren, si dhe mundësitë për përmirësimin e menaxhimit të llumit në përputhje me standardet mjedisore dhe praktikat më të mira evropiane.
Kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një strategjie gjithëpërfshirëse, e cila synon trajtim efikas, të qëndrueshëm të llumit të kanalizimeve në nivel kombëtar.











