Vizita e Bordit të SHUKOS në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Përdorura dhe Stacionin e Pompimit të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Korçë
Më 4 prill 2025, anëtarët e Bordit të SHUKOS dhe stafi i tij realizuan një vizitë në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Përdorura dhe Stacionin e Pompimit të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Korçë. Gjatë vizitës, ne u mirëpritëm nga Administratori UK Korçë z. Petrit Tare dhe ekipi i tij, të cilët janë përgjegjës për operimin e impiantit dhe stacionit të pompimit.
Ky takim ofroi mundësinë për të shkëmbyer përvoja dhe njohuri me kolegët e Korçës, duke diskutuar sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimeve, si dhe për optimizimin e operacioneve teknologjike dhe mjedisore.
Vizita ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave për të rritur cilësinë e shërbimeve dhe për të kontribuar në zhvillimin e një infrastrukture më të qëndrueshme për qytetarët e rajonit.




