Forumi dhe Ekspozita e 8-të e Humbjes së Ujit
Më datë 23-24 Tetor 2024, Bordi i Shoqatës së Ujësjellës Kanalizimeve të Kosovës (SHUKOS) mori pjesë në Forumin dhe Ekspozitën e 8-të të Humbjes së Ujit, organizuar në Stamboll nga Shoqëria Turke për Infrastrukturë dhe Teknologji (TSITT). Ky event mblodhi mbi 8,000 pjesëmarrës nga mbarë bota, përfshirë ujësjellësit, përfaqësues të komunave, inxhinierë dhe ekspertë të sektorit të ujit.
Fokusi kryesor i forumit ishte përdorimi efektiv i burimeve ujore, reduktimi i humbjeve të ujit në rrjetet e furnizimit, dhe përmirësimi i menaxhimit të integruar të ujit. Kryetari i Bordit të SHUKOS, z. Jeton Shabani, mbajti fjalimin kryesor në ceremoninë e hapjes, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për përmirësimin e menaxhimit të ujit dhe zgjidhjet e qëndrueshme.
Pjesëmarrja e SHUKOS në këtë forum përforcon përpjekjet për krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit ndërmjet ndërmarrjeve të ujësjellësit të Kosovës dhe Turqisë, duke ndihmuar në zhvillimin e kapaciteteve dhe rritjen e efikasitetit në sektorin e ujit.
#SHUKOS #WaterLossForum #KosovoWater #SustainableWaterManagement #InternationalPartnerships