💧 Projekti: “Ekzaminimi i parametrave mikrobiologjik të ujit, metodat dhe ecuria e punës” 💧
Më 17 tetor 2024, SHUKOS, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) dhe stafin laboratorik të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit (KRU-të) të Kosovës, realizoi me sukses trajnimin mbi “Ekzaminimin e parametrave mikrobiologjik të ujit, metodat dhe ecuria e punës” në Qendrën e Laboratorëve Testuese – Laboratori i Mikrobiologjisë së Ujit pranë IKSHP-së në Prishtinë.
Ky trajnim kishte për qëllim aftësimin e kuadrove për ngritjen e kapaciteteve laboratorike, përmes mësimit të procedurave më të avancuara të punës për monitorimin dhe kontrollin e cilësisë së ujit të pijshëm.
Pjesëmarrësit u pajisën me njohuri të reja mbi metodat e testimit, duke kontribuar në fuqizimin e laboratorëve dhe në rritjen e cilësisë së furnizimit me ujë për qytetarët e Kosovës.
#SHUKOS #IKSHP #UjiCilësor #TrajnimiMikrobiologjik #KapacitetetLaboratorike #Kosova