Projekti: Programi për Zhvillimin e Kapaciteteve D-LeaP Plani i Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimi i Krizave, PSU & MK / WSP & CM
Më 15 tetor 2024, u zhvillua me sukses aktiviteti i radhës i Programit për Zhvillimin e Kapaciteteve, i cili kishte në fokus Planin e Sigurisë së Ujit dhe Menaxhimin e Krizave (PSU & MK). Ky aktivitet i rëndësishëm i organizuar nga Shoqata e Ujësjellës Kanalizimeve të Kosovës (SHUKOS), mblodhi bashkë:
- Grupin e Koordinatorëve nga KRU-të e Kosovës,
- Stafin e SHUKOS,
- Trajnerët lokalë për PSU dhe MK.
Programi kishte për qëllim kryesor kompletimin e Planeve të Sigurisë së Ujit dhe Planeve të Menaxhimit të Krizave për të gjitha KRU-të. Zbatimi i këtyre planeve është jetik për garantimin e sigurisë së furnizimit me ujë dhe për menaxhimin e suksesshëm të situatave emergjente që mund të kërcënojnë stabilitetin e sistemit të ujësjellësit.
Pjesëmarrësit u përfshinë në diskutime dhe aktivitete praktike të cilat ndihmuan në përmirësimin e kapaciteteve të tyre profesionale për identifikimin e hazardeve dhe përshkrimin e ngjarjeve. Ky program synon të mbështesë KRU-të në përballjen me sfidat aktuale dhe përmbushjen e obligimeve ligjore.