Workshopi “Orientimi themelor për Zhvillimin e Planit Strategjik të SHUKOS 2026-2031
Më 23 dhe 24 Shtator 2024, në Prishtinë, Shoqata e Ujësjellës Kanalizimeve të Kosovës (SHUKOS) organizoi workshop për zhvillimin e Planit Strategjik për periudhën 2026-2031. Ky event përfshiu një grup të gjerë aktorësh, si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm, me qëllim përcaktimin e prioriteteve strategjike dhe zgjidhjeve konkrete për funksionimin e SHUKOS-it në vitet e ardhshme.
Pjesmarrës gjatë dy ditëve të takimit ishin:
- Kryeshefat Ekzekutiv të shtatë KRU-ve
- Kryetari i PRU-së
- Përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë
- Përfaqësues nga SHUKOS
- Përfaqësues nga RCDN+ dhe VSA
- Drejtorët Teknik dhe Financiarë nga KRU-të
- Përfaqësues nga ARRU, ARPL, IKSHPK, dhe UP
- Përfaqësuesit e donatorëve si SECO, KfW, dhe IWRM-K
Qëllimi i Workshopit
Workshopi u organizua në kuadër të projektit “Rrjeti i Zhvillimit të Kapaciteteve Rajonale për Shërbimet e Ujit dhe Kanalizimit (RCDN)” në bashkëpunim me Shoqatën Zvicrane VSA. Gjatë këtij eventi, u analizua gjendja aktuale dhe përvojat e partnerëve, duke u fokusuar në:
- Përcaktimin e Zgjidhjeve Konkrete: Identifikimi i zgjidhjeve të qarta për funksionimin e SHUKOS-it në periudhën pesëvjeçare të ardhshme.
- Gjenerimi i Ideve të Reja: Nxjerrja e ideve inovative për përmirësimin e punës së SHUKOS-it gjatë periudhës strategjike të re.
- Kjartësimi i Qëndrimit ndaj Zgjerimit të Anëtarësisë: Vendosja e një plani për anëtarësinë e zgjeruar jovendim-marrëse në SHUKOS.
Rëndësia e Workshopit
Ky workshop ofron një platformë të rëndësishme për bashkëpunimin mes aktorëve të ndryshëm dhe ndihmon në formulimin e një plani strategjik që do të udhëheqë zhvillimin e SHUKOS-it në të ardhmen. Me angazhimin e përfaqësuesve të sektorëve të ndryshëm, procesi do të sigurojë një qasje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për shërbimet e ujit dhe kanalizimit në Kosovë.
Pjesëmarrësit shprehën optimizëm për zhvillimet e ardhshme dhe angazhimin për të kontribuar në realizimin e objektivave strategjikë të SHUKOS-it.